Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu, ka komentuar se marrja e vizave ka zgjatur jetën e Qeverisë Kurti, por pakënaqësitë e grumbulluara nga dështimet e saj gjatë 4-5 viteve të fundit po dalin në rrugët e Evropës.
Në një postim në Facebook, Abdullahu, ka thënë se shumë qytetarë janë larguar nga vendi për një jetë më të mirë, duke lënë pas një situatë të rëndë në Kosovë
Ai paralajmroj se, nëse qeveria nuk humb në zgjedhjet e 9 shkurtit, pakënaqësitë do të ripërtërihen dhe mund të shndërrohen në protesta masive, duke theksuar nevojën për votën e duhur në kohën e duhur për të ndalur “mashtrimin” dhe për të parandaluar dëme të mëdha.
“Marrja e vizave ja ka zgjat jetën Qeverisë Kurti. Pakënaqësit e grumbulluara nga dështimet dhe zhgënjimet për 4-5 vite nga kjo qeveri janë zbrazur rrugëve të Evropës. Një pjesë shumë e madhe janë larguar për një jetë më të mirë, sepse këtu në Kosovë u është ofru jetë e keqe. Nëse nuk humb me 9 shkurt kjo Qeveri (zot mos e bo) kjo pakënaqësi do të grumbullohet përsëri, larg më revoltuese. Ato lehtë do të kthehen në protesta të mëdha sociale dhe jo vetëm, për ta ndalur mashtrimin të vazhdoj qeverisjen përsëri. Dëmet mund të jenë të mëdha. Prandaj në kohën e duhur votën e duhur. Me 9 shkurt, me kismet, kundër populizmit “ ka shkruar Abdullahu.