Në Gjykatën Kushtetuese po mbahet diskutimi publik për kërkesën e liderit të partisë E Majta, Dimitar Apasiev për diskriminim në bazë të përkatësisë politike nga ish kryeparlamentari i Kuvendit Talat Xhaferi, pasi ka hedhur poshtë kërkesën e tij që qytetarët të deklarohen në referendum për propozimin francez për zgjidhjen e ngërçit me Bullgarinë në rrugën Evropiane. Kërkesa është dorëzuar në dhjetor të vitit 2022.
Apasiev, në fjalën para gjykatës tha se Xhaferi e ka keqpërdorur detyrën dhe autorizimin zyrtar dhe e ka penguar që ta realizojë të drejtën e garantuar kushtetuese të veprimit politik. Xhaferi nga ana tjetër tha se Apasiev nuk e ka respektuar afatin e parashikuar ne rregullore për dorëzimin e materialeve shtesë për lëndën.
Dipas Xhaferit, ai vetëm zbaton rregullore nuk interpreton. Në seancë, Xhaferi fillimisht nisi të flet në shqip, për çka pati reagime nga Gjykata Kushtetues. Kryetari tha se duhet ta shtyjë seancën, megjithatë Xhaferi i revoltuar tha se për shkak respektit do të vazhdojë të flet në maqedonisht, por është dashur të parashikohet edhe përkthim. Kryetari Darko Kostadinovsko dhr gjykatësja Ana Pavllovska, theksuan se kanë krijuar përshtypje se Xhaferi nuk i beson gjykatës.