Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Ministrja Nagacvi flet për TV Arbëria lidhur me pagat e mësimdhënësve në Viti, e bën përgjegjëse udhëheqjen e kësaj komune

Ministrja Nagacvi flet për TV Arbëria lidhur me pagat e mësimdhënësve në Viti, e bën përgjegjëse udhëheqjen e kësaj komune

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagavci, në një prononcim për TV Arbëria ka folur lidhur me pagat e mësimdhënësve në komunën e Vitisë.

Lidhur me këtë çështje Nagavcin e ka bërë përgjegjëse komunën e Vitisë për moskalimin e pagave këtë muaj, teksa deklaroi se ky është një lëshim gabim i vet komunës kësaj komune ku për shkak të situatave të krijuara në të kaluarën tashmë janë mësimdhënësit ata që po e pësojnë.

Me sa jamë informuar nga kolegët e mi, ky është një lëshim gabim i vet komunës së Vitisë dhe unë ndjehem shumë keq që për shkak të menaxhimit jo të mirë të komunës por edhe për shkak të situatave të krijuara në të kaluarën kur nuk janë planifikuar implementimi i kontratës kolektive tashmë janë mësimdhënësit ata që po e pësojnë”, është shprehur ajo.

Më tej, Nagavci tha se pret që kryetari i komunës të shqyrtojnë gjithë rekomandimet dhe jo më largë se sot të adresojë të gjitha udhëzimet që ministria e financave u ka dhënë.

“Kështuqë unë pres që kryetari i komunës dhe gjithë udhëheqja komunale aty me prioritet të shqyrtojnë gjithë rekomandimet dhe udhëzimet që ministria e financave u ka dhënë deri më tani.

Unë pres që kryetari i komunës me shumë prioritet dhe jo më largë se sot të adresojë të gjitha udhëzimet që ministria e financave u ka dhënë”, theksoi Nagavci për TV Arbëria.

 

Për më shumë detaje, ndiqeni videon e plotë:

 

Powered by WordPress