Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Nagavci: Austria, mike e dëshmuar e Kosovës me dekada – Sot, u konfirmua vazhdimi i mbështetjes në fushën e arsimit edhe për tri vitet e ardhshme

Nagavci: Austria, mike e dëshmuar e Kosovës me dekada – Sot, u konfirmua vazhdimi i mbështetjes në fushën e arsimit edhe për tri vitet e ardhshme

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim me Agjencinë Austriake për Zhvillim, sot me fillim nga ora 10:00 kanë lanësuar Programin “SHER”, Arsimi i Lartë dhe Hulumtimi i Qëndrueshëm në Kosovë, me këtë rast ka marrë pjesë edhe ministrja, Arbërie Nagavci, shkruan TV Arbëria.

Ajo në fjalimin e saj në këtë ngjarje, ka thënë se ky rast po shënon bashkëpunimin shumëvjeçar me agjensin austriake.

“Është një moment i veçantë, është kënaqësi dhe jam e lumtur që jemi bashkë sot në këtë ngjarje, ku jo vetëm se kurorëzon bashkëpunimin shumëvjeçar me agjensin austriake për zhvillim, por tashmë e vazhdojmë të njëjtin në një formë të programit të ri i quajtur arsimi i lartë dhe hulumtimi i qëndrueshëm në Kosovë. Për tri vitet e e ardhshme ky projekt do të prek aspektet thelbësore të arsimit të lartë, ku rezultatet padyshim do të jenë të dobishme por edhe pozitive dhe këtë e them jo vetëm për kortoazi por duke qenë e vetëdijshme për gjithë sukseset e përbashkëta, që për dekada tashmë i kemi arritur në bashkëpunim me institucionet e ndryshme dhe me agjensit që kanë marrë fonde nga buxheti austriak”, ka thënë Nagavci.

Tutje ministrja tregoi se çfarë do të sjell për Kosovën ky bashkëpunim.

“Në këtë nismë ministria e Arsimit do të bashkërendojë veprimet dhe financimin me fondet e bashkëpunimit austriak për zhvillim përmes një konsolciumit të përbërë nga partnerët që i njohin problematikat e arsimit në Kosovë, që kanë përvojë në këtë sferë, dhe që do të vazhdojnë të bashkëpunojnë bashkarisht në atë mënyrë që projekti është i hartuar duke marrë parasysh nevojat aktuale kërkesat konktrete të Arsimit të Lartë në Kosovë, zhvillimet jo vetëm në vendet e zhvilluara të BE-së por edhe reformat e rëndësishme në këtë sektor”, ka potencuar Nagavci.

Powered by WordPress