Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shtyhet seanca në Gjykatën e Apelit për rastin e Konjufcës

Shtyhet seanca në Gjykatën e Apelit për rastin e Konjufcës

Seanca ndaj kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në Gjykatën e Apelit këtë të enjte është shtyrë.

Siç raporton Dukagjini, kjo ndodhi për shkak se avokatja e tij nuk ka pranuar një ankesë të paraqitur nga gjykata e shkallës së parë.

Konjufca përballet me akuzën për “pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”, për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend në vitin 2016.Po ashtu, sipas aktakuzës, Konjufca akuzohet për veprën përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm.

Në aktakuzë përshkruhet se në seancën e kuvendit të datës 10.08.2016, në cilësi të deputetit, Glauk Konjufca ka hedhur gaz lotsjellës në sallë, me ç’rast është pamundësuar qëndrimi në sallë.