Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Pas tre vjetësh, dorëzohet në polici një i dyshuar për tentim vrasje në Prishtinë

Pas tre vjetësh, dorëzohet në polici një i dyshuar për tentim vrasje në Prishtinë

Është dorëzuar në polici një person që dyshohet për tentim vrasje në një rast të ndodhur më 6 korrik të vitit 2021.

I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë / 06.07.2021 – 04:00. Lidhur me rastin është raportuar se me 02.10.2024 është vet-dorëzuar në polici i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.