Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Vetplagoset një burrë në Pejë, dërgohet në QKUK për trajtim

Vetplagoset një burrë në Pejë, dërgohet në QKUK për trajtim

Një burrë është vetplagosur në dorë dje në Pejë.

Sipas policisë, që i njëjti dyshohet se duke shtënë me armë zjarri nga pakujdesia ka qëlluar veten në dorë.

Nga i njësiti policor është konfiskuar një pistoletë me 17 copë fishekë për të cilën i dyshuari posedon leje për shenjëtari por jo për bartje.

I plagosuri është dërguar në QKUK.

“Bjeshka e Lumëbardhit-Levoshe, Pejë / 02.10.2024 – 16:00. I dyshuari mashkull kosovar pas trajtimit mjekësor në spitalin Rajonal –Pejë është dërguar në QKUK pasi që i njëjti dyshohet se duke shtënë me armë zjarri nga pakujdesia ka qëlluar veten në dorë. Nga i njësiti policor është konfiskuar një pistoletë me 17 copë fishekë për të cilën i dyshuari posedon leje për shenjëtari por jo për bartje. Me urdhër të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.