Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Emiri i Katarit e akuzon Izraelin se po kryen “gjenocid kolektiv” në Lindjen e Mesme

Emiri i Katarit e akuzon Izraelin se po kryen “gjenocid kolektiv” në Lindjen e Mesme

Emiri i Katarit ka kritikuar ashpër Izraelin, duke thënë se po kryen “gjenocid kolektiv” mbi vendet fqinje, raporton The Guardian.

Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani bëri thirrje për përpjekje serioze për armëpushim për ta ndaluar atë që ai e përshkroi si “agresion” të Izraelit ndaj Libanit dhe tha se nuk ka paqe në rajon pa formimin e një shteti palestinez.

Disa anëtarë të shquar të koalicionit të Benjamin Netanyahu kanë thënë hapur se janë kundër një zgjidhjeje me dy shtete, me ministrin e financave Bezalel Smotrich që tha se është “misioni i tij i jetës” ta pengojë krijimin e një shteti palestinez.

Katari, që nga 7 tetori 2023, ka vepruar si ndërmjetës së bashku me Egjiptin dhe SHBA-në në përpjekje për ta organizuar një armëpushim dhe shkëmbim pengjesh midis Hamasit dhe Izraelit. Një armëpushim i kufizuar dhe lirimi i disa pengjeve u arrit në fund të vitit të kaluar, por negociatat gjatë dhjetë muajve të fundit kanë rezultuar të pafrytshme.

Powered by WordPress