Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Dyshime për sasi të lartë të manganit në Badoc, IKSHPK-ja merr mostrat për testim – Rezultatet dalin sot

Dyshime për sasi të lartë të manganit në Badoc, IKSHPK-ja merr mostrat për testim – Rezultatet dalin sot

Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike (IKSHPK) është duke e testuar ujin e Badocit, nëse në të ka vlera të shtuara të manganit.

Nga IKSHPK-ja kanë thënë se rezultatet e mostrave të marra deri më tani kanë treguar se nuk ka vlerë të shtuar të manganit mbi standardin e paraparë.

Por ata kanë thënë se të mërkurën sërish kanë marrë mostra dhe se rezultatet do të dalin sot.

“Në rezultatet e mostrave të marra deri më tani sipas planit të monitorimit nuk ka mostra që kanë rezultuar me vlera të shtuara të manganit mbi standardin e paraparë (0.05 mg/L) sipas UA 10/2021. Sot janë marrë përsëri mostra dhe nesër dalin rezultatet”, thuhet në përgjigjen e IKSHPK-së për Kohën.

Liqeni i Badocit furnizon me ujë të pijshëm 20 për qind të kryeqytetit.