Sot në mesditë është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Gojbulë të Vushtrrisë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, tha për media, se nuk ka të lënduar se janë konfiskuar dy armë.
Ai shtoi se shtatë persona janë shoqëruar për intervistim në Polici.
“Sot, rreth orës 12:00, është raportuar për të shtëna me armë në fshatin Gojbulë te Vushtrrisë. Nga të shtënat me armë nuk raportohet për të lënduar. Ne vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja, ndërsa janë konfiskuar dy armë. Lidhur me rastin, shtatë persona janë shoqëruar në polici për intervistim. Hetuesit policor po vazhdojnë rrjedhën e hetimeve”, tha Zahiti.