Kryetari i Gjilani, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se komuna të cilën e udhëheq i është drejtuar Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, për të shpërbërë Kuvendin Komunal, shkruan TV Arbëria.
Hyseni ka shkruar se arsyeja e këtij vendimi është mosvotimi i buxhetit, sipas afatit ligjor në këtë komunë.
“I nderuar Ministër,
Tanimë kemi kaluar afatet ligjore për votimin e buxhetit.
Duke e parë që Kuvendi Komunal, nuk po arrin të përmbushë detyrat dhe obligimet e tij ligjore, kërkojm nga ju që duke u bazuar në Ligjin për Vetqeverisje Lokale, nenin 50 dhe pikën c, për arsye të mosvotimit të buxhetit sipas afatit ligjor, të filloni procedurën e shpërbërjes së Kuvendit Komunal”, ka shkruar kryetari i Gjilanit.
Postimi i tij: