Organizata Shqiptaria, ka dalë me një reagim lidhur me nderprerjen e presionit të drejtorit të të Gjimnazit “Bedri Pejani”, Musa Nikqi, shkruan TV Arbëria.
Organizata konsideron se presioni për rikthimin e vajzës me shami në shkollën në fjalë, përbën shkelje të Kushtetuetës së Kosovës.
“Ne e konsiderojmë presionin për rikthimin e një vajze me shami në ambientet e shkollës si një ndërhyrje të drejtpërdrejtë të Islamit Politik, të mbështetur nga disa grupe të interesit që promovojnë agjenda fetare, përfshirë Bashkësinë Islame të Kosovës dhe disa politikanë me prirje islamike. Kjo përbën shkelje të rëndë të rendit kushtetues dhe neutralitetit laik të shtetit, të cilat janë të garantuara në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në Udhëzimin Administrativ Nr. 7/2009, neni 4, pika 13, që ndalon mbajtjen e simboleve fetare në shkollat publike”, thuhet në reagim.
Tutje në reagimm thuhet se Udhëzimi Administrativ në shkolla nuk lejon bartjen e uniformave fetare, si dhe kjo organizatë shpreh mbështetjen për drejtorin e shkollës, Musa Nikqin.
“Në veçanti, sipas këtij udhëzimi, nxënësve u ndalohet mbajtja e uniformave fetare në ambientet e shkollave, dhe Drejtoria e Gjimnazit “Bedri Pejani”, e drejtuar nga z. Nikqi, ka zbatuar këtë rregull në përputhje me ligjin. Çdo ndërhyrje politike apo fetare në këtë proces përbën shkelje të Kushtetutës dhe ligjit.
Organizata Shqiptaria do të dalë hapur në mbështetje të z. Musa Nikqi dhe stafit të Gjimnazit “Bedri Pejani”, edhe përmes protestave publike nëse është e nevojshme. Ne paralajmërojmë gjithashtu padi për të gjithë ata që, për interesa të Islamit Politik, shkelin ligjin dhe bien pre e agjendave që minojnë shtetin laik”, thuhet tutje në reagim.
Reagimi i plotë:
Kërkesë për Ndërprerjen e Presionit ndaj Drejtorit të Gjimnazit “Bedri Pejani”, Musa Nikqi, dhe Zbatimin e Ligjit dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës
E nderuar Qeveri e Republikës së Kosovës,
E nderuar Ministri e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit,
Organizata Shqiptaria ju drejtohet me këtë kërkesë për ndërprerjen e menjëhershme të presionit të ushtruar ndaj Drejtorit të Gjimnazit “Bedri Pejani” në Pejë, z. Musa Nikqi, i cili ka zbatuar në mënyrë të plotë ligjin, Udhëzimin Administrativ të MASHT-it Nr. 7/2009 dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës, në ruajtje të karakterit laik të shtetit tonë.
Ne e konsiderojmë presionin për rikthimin e një vajze me shami në ambientet e shkollës si një ndërhyrje të drejtpërdrejtë të Islamit Politik, të mbështetur nga disa grupe të interesit që promovojnë agjenda fetare, përfshirë Bashkësinë Islame të Kosovës dhe disa politikanë me prirje islamike. Kjo përbën shkelje të rëndë të rendit kushtetues dhe neutralitetit laik të shtetit, të cilat janë të garantuara në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në Udhëzimin Administrativ Nr. 7/2009, neni 4, pika 13, që ndalon mbajtjen e simboleve fetare në shkollat publike.
Në veçanti, sipas këtij udhëzimi, nxënësve u ndalohet mbajtja e uniformave fetare në ambientet e shkollave, dhe Drejtoria e Gjimnazit “Bedri Pejani”, e drejtuar nga z. Nikqi, ka zbatuar këtë rregull në përputhje me ligjin. Çdo ndërhyrje politike apo fetare në këtë proces përbën shkelje të Kushtetutës dhe ligjit.
Organizata Shqiptaria do të dalë hapur në mbështetje të z. Musa Nikqi dhe stafit të Gjimnazit “Bedri Pejani”, edhe përmes protestave publike nëse është e nevojshme. Ne paralajmërojmë gjithashtu padi për të gjithë ata që, për interesa të Islamit Politik, shkelin ligjin dhe bien pre e agjendave që minojnë shtetin laik.
Gjykata Kushtetuese, në vendimin KI36/11, RK37/11 të datës 30 shtator 2011, ka theksuar qartë se Kosova është shtet laik dhe se bartja e uniformave fetare në shkolla është e ndaluar në përputhje me rregulloret dhe udhëzimet administrative që synojnë ruajtjen e neutralitetit dhe laicizmit në sistemin tonë arsimor.
Për këtë arsye, kërkojmë që Qeveria dhe Ministria e Arsimit të respektojnë ligjin dhe të ndërpresin çdo presion për rikthimin e vajzës me shami në shkollën publike, si dhe të marrin masa për të mbrojtur drejtorin z. Musa Nikqi dhe institucionet arsimore nga ndërhyrjet politike dhe fetare.
Me respekt,
Organizata Shqiptaria
Data: 2 tetor 2024