Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Analiza: Irani s’do luftë më të gjerë, s’mund ta fitojë

Analiza: Irani s’do luftë më të gjerë, s’mund ta fitojë

Irani “nuk dëshiron një luftë më të gjerë” pas sulmit të paprecedentë ndaj Izraelit, tha për CNN ish-sekretari i Mbrojtjes i SHBA, Mark Esper.

“Unë mendoj se në këtë pikë ata e kanë kuptuar se sigurisht nuk mund ta fitojnë atë”, tha Esper, një analist i CNN.

Izraeli është zotuar se do të kundërpërgjigjet ndaj sulmit të Iranit. Por edhe pasi Izraeli të përgjigjet – gjë që mund ta bëjë duke goditur objektivat ushtarake ose ekonomike iraniane – reagimi i Iranit ka të ngjarë të jetë i kufizuar, tha Esper për CNN.

Pas sulmit të tij të fundit raketor, i cili u kap kryesisht nga Izraeli dhe aleatët e tij, Irani ka dëshmuar se aftësitë e tij ushtarake janë “të kota”, tha ai.

“Nuk e di se çfarë i ka mbetur Iranit për t’u përgjigjur. Grupet e tyre përfaqësuese janë shkatërruar”, shtoi ai, duke iu referuar Hezbollahut në Liban dhe Hamasit në Gaza.

Powered by WordPress