Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kryetemat gjatë ditëve të fundit – Nga mosekzekutimi i pagave në sektorin publik, deri tek “divorcet” e deputetëve nga LVV-ja

Kryetemat gjatë ditëve të fundit – Nga mosekzekutimi i pagave në sektorin publik, deri tek “divorcet” e deputetëve nga LVV-ja

Dje 30 shtatori ishte mjaft i bujshëm për sa i përket reagimeve dhe kritikave ndaj Qeverisë së Kosovës, në krye me Albin Kurtin nga LVV-ja. E sidomos kritika kishte ndaj ministrisë së Financave, kjo sepse nuk u ekzekutuan pagat e punëtorëve të shërbimit publik, shkruan TV Arbëria.

Gjatë ditë së djeshme(30 shtator) u raportua se sektori publik është ende pa paga, e kjo nxiti shumë reagime të opozitës, analistëve e ekonomistëve.

Për këtë vonesë të pagave, deputetja nga PDK-ja, Ganimete Musliu reagoi ashpër, ajo kërkoi publikisht edhe shkarkimin e ministrit të Financave, Hekuran Muratit.

Ndërsa nga AAK-ja, Besnik Tahiri, vlerësoi se ky është një dështim i papranueshëm, i kësaj qeverisje.

Tutje nga LDK-ja, Hykmete Bajrami thotë se me këtë, Qeveria e ka shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Reagime pati edhe nga përfaqësuesit e të prekurve nga kjo vonesë. Oda e Mjekëve të Kosovës është shprehur se situata është shumë e keqe për sektorin publik.

Edhe SBASHK-u, e cilësonte lajm mjaftë të keq mosekzekutimin e pagave për sektorin publik, kryetari i kësaj sindikate në një përgjigje për Kallxo.com, i bëri thirrje Qeverisë që pagat të dalin sa më shpejt.

Analisti Afrim Kasolli, reagoi përmes një postimi rreth kësaj, ai kritikoi Qeverinë për vonesën e pagave e pagave dhe për FSK-në, në anën tjetër theksoi faktin se Kurti derisa po ndodhet në SHBA, po fotografohet me ish-mafiozin e nivelit të lartë të Cosa Nostras.

Gjithashtu gazetari i fushës së ekonomisë, Lavdim Hamiti, në një intervistë për TV Arbëria, për këtë temë e kritikoi qeverisjen e tanishme, ai tha se Murati është Ministri më i dobët dhe më i papërgjegjshëm i financave që ka pasur ndonjëherë Kosova.

Lidhur me këtë, pati edhe shumë reagime të tjera, duke drejtuar kritika drejt kësaj qeverisje.

Krejt ky debat për çështjen e pagave përfundoi sot, më 1 tetor, pasi u raportua se pagat në sektorin në fjalë janë ekzekutuar, edhe pse për vonesat nuk ka ndonjë përgjigje nga Ministria e Financave.

Daljet nga Lëvizja Vetëvendosje:

Para disa muajve u raportua se Eman Rrahmani, me disa deputetë të tjerë nga LVV-ja, po dalin nga kjo parti, krejt kjo u konfirmua sot ku gjatë ditës deputetët Rrahmani e Visar Korenica mbajtën konferencë për media, ata deklaruan largimin nga LVV-ja dhe zyrtarizuan koalicionin me, “Lista Familja” me AKR-në e Ferid Aganin, PD-në.

“Unë dhe deputeti Visar Korenica nga sot nuk do të jemi pjesë e VV. Tash është caktuar data e zgjedhjeve dhe parimisht ka përfunduar mandati i deputetit”, ka thënë Rrahmani. /TV Arbëria

Powered by WordPress