Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > A po e forcon Izraeli politikisht atë që po e lufton ushtarakisht?

A po e forcon Izraeli politikisht atë që po e lufton ushtarakisht?

Shkruan: Afrim Kasolli

Izraeli ka deklaruar se ushtria kanë nisur një operacion tokësor në jug të Libanit, e cila ka në shënjestër Hezbollahun. Mbetet ende e paqartë shkalla dhe përmasa e këtij operacioni. Por ai pason një sërë sulmesh tjera që ky shtet ka ndërmarr kundër kësaj organizate më shtrirje në shtetin libanez, por që kontrollohet dhe mbështetet nga Irani.

Para pak dite ky shtet nëpërmjet disa sulmeve i ka eliminuar disa nga komandantët e lartë të Hezbollahut si, Fuad Shukr dhe Ibrahim Akil, si dhe Sekretarin e përgjithshëm te këtij grupi, Hasan Nasrallah. Ndërkohë, kishte ndodhur një eksplodim i befasishëm dhe masiv i pajisjeve elektronike që përdoreshin për komunikimin te brendshëm nga pjesëtaret e kësaj organizate.

Këtë zhvendosje të konfliktit në kufijtë verior të shtetit, një vit pas fillimit të luftës në Rripin e Gazës kundër Hamasit, pjesëtarët e së cilës me 7 tetor të vitit të kaluar kishin kryer një sulm terrorist në territorin e shtetit të Izraelit, duke i vrarë mbi 1200 qytetarë si dhe kidnapuare rreth 250 të tjerë, kryeministri Benjamin Natanjahu, e ka kualifikuar si pjesë të strategjisë së zgjerimit të qëllimeve të luftës. Pra në dallim inkursioni në enklavën e Gazës , ku si objektiv themelor u shpall shkatërrimi i Hamasit dhe lirimi i pengjeve, tashmë këto synime janë zgjeruar edhe me rikthimin e 60.000 qytetarëve refugjatë brenda Izraelit, të cilët janë zhvendosur për shkak të sulmeve me raketa nga Hezbollahu. Kjo e fundit këto goditje i ka arsyetuar në shenjë solidariteti me popullin palestinës në Gaza.

Se ky inkursion do të ndodhte u bë e qartë edhe dje nga pohimet e ministrit të Mbrojtjes së Izraelit, Yoav Gallant, i cila para trupave ushtarake në veri të vendit deklaroi se Izraeli e ka në plan të ndërmarrë një invazion tokësor në Liban dhe se “Ne do të përdorim të gjitha kapacitetet tona – duke përfshirë ju.” Kurse, kryeministri Netanjahu këtë intervenim e quajti si pikë kthese në histori dhe zhvendosje të balancave të pushtetit në “Lindje të Mesme”.

Sidoqoftë, këto masa kanë shtuar dilemat se sa do te jetë në gjendje që shteti Izraliet t’i realizojë vetëm me mjete ushtarake këto qëllime politike. Nuk ka dyshime se Izraeli ka dëshmuar deri më tani kapacitete enorme ushtarake dhe inteligjente për t’i luftuar armiqtë e tij shtetëror në rajon. Mirëpo, jo shumë kohë më parë, vet shefi i CIA-s William Berns, në një paraqitje të rrallë para pak dite në Londër së bashku me drejtorin e Shërbimit Sekret Britanik (M16),Richard Moore. I pari pat pohuar se ndonëse për gjatë 11 muajve Izraeli i ka dëmtuar resurset e kësaj organizate, megjithatë nuk ia ka dalur ta eliminoje plotësisht atë. Dhe se në këtë ekspeditë ka shkaktuar një krize humanitare. E tëra kjo, sipas Ëilliam Berns, sepse Hamasi është një lëvizje dhe një ide. Dhe një “ide mund te vritet vetëm me një ide me te mire”(kill an idea ëith a better idea), që sipas shefit të CIA-s duket që Izraelit po i mungon. Dhe nëse këto synime nuk janë realizuar ndaj Hamasit, atëherë a mund të thuhet e njëjta gjë kundër Hezbollahut?

Në fund të fundit, sipas mediave ndërkombëtare e njëjta eufori që ka dominuar këto ditë me rastin e vrasjes së Hasan Nasrrallah-ut, kishte dominuar edhe me atentatin ndaj Abbas al-Musawi, në vitin 1992 po ashtu Sekretari Hezbollahut. Edhe atëbotë analistët, ekspertët politikë, dhe të sigurisë kishin spekuluar se vdekja e tij do të shënonte fundin e Hezbollahut, e cila ishte themeluar një dekadë më herët pas pushtimit të këtij shteti nga forcat izraelite në vitin 1982. Mirëpo, nuk kaloi shumë kohë dhe organizata e zgjodhi Hasan Naslrallhun si drejtues të ri, nën menaxhimin e të cilit ky grup u bë njëri nga aktorët me të fuqishëm jo shtetëror ushtarak në rajon.

Ndërkohë sipas, Fawaz Gereges, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në LSE, shpesh herë eliminime të tilla edhe mund t’i shërbejnë në staze afatgjate forcimit të kohezionit dhe brendshëm, grupeve si Hezbollahu. Sipas tij ne e simplifikojmë tej mase problemin. nëse fokusohemi vetëm në personalitete të veçanta ne raste të tilla. Sepse Hezbollahu është një entitet i mishëruar me realitetin social dhe politik të një pjese të shoqërisë së Libanit. Po ashtu. ajo është e ndërtuar nga kulti i martirizimi, persekutimit dhe viktimizim. Me këtë rast ky intervenim, jo që do të ndikojë në rikthimin e refugjatëve në veri të vendit, por ai ka gjasa të rezultojë shtimin e një numri më ta madh të tyre.

Në anën tjetër historia ka dëshmuar se ambiciet për ndryshime të mëdha gjeopolitike në Liban dhe në Lindje të Mesme, mund të rikthehen në bumerang. Dhe ky mësim mund të nxirret pikërisht nga invazioni izraelit në vitin 1982. Atëbotë ky shtet kishte intervenuar në shtet kundër pjesëtarëve të Organziatës për Çlirimin e Palestinës. Kurse rezultati me spektakular i këtij pushtimi ishte lindja e Hezbollahut, e cila ia doli që ta detyroi forcat izraelite që të tërhiqeshin në mënyrë kaotike nga Libani në vitin 2000. Madje ky grup për shkak të mbështetjes së Iranit, u dëshmua të ishte shumë më vdekjeprurës dhe efektiv se militantët palestinezë që Izraeli i kishte dëbuar me sukses.

Mbase ka të drejtë Ben Wedeman, në shkrimin “Israel wants to change the balance of power in the Middle East. History has a warning” kur pohon se duhet kemi kujdes nga ata që premtojnë një agim të ri, apo balancë të re të pushtetit në Lindje të Mesme. Libani është një mikrokozmos se gjithçka mund të shkojë keq. Dhe mMund të jetë terreni i pasojave të paparashikuara./tvarbëria/

Powered by WordPress