Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Policia arreston një 23-vjeçar për dhunë në familje dhe një 49-vjeçari që iu gjetën armë e municion

Policia arreston një 23-vjeçar për dhunë në familje dhe një 49-vjeçari që iu gjetën armë e municion

Policia i ka arrestuar dy persona në Besianë, një 23-vjeçar për dhunë në familje dhe një 49-vjeçar për armëmbajtje pa leje.

“Në kuadër të veprimeve operative që po kryejn zyrtarët policor të Rajonit të Prishtinës, me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, nga zyrtarët e stacionit policor të Podujevës, janë arrestuar dy persona të dyshuar (njëri për dhunë në familje dhe tjetri për armëmbajtje pa leje)”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia thotë se arrestimi i 23-vjeçarit “është realizuar mbrëmë në fshatin Shtedim të Podujevës, pas raportimit të një rasti të dhunës në familje”.

“Në koordinim me prokurorinë është kryer një kontrollë e vendbanimit të personit të dyshuar ku janë gjetur dhe sekuestruar: – tri armë zjarri dhe municion. Ndaj personit të dyshuar : -G.H, mashkull, 23 vjeç, është iniciuar rast për dhunë në familje, ndërsa ndaj të dyshuarit: -E.H, mashkull,49 vjeç, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të arrestuarit, me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje.