Sean ‘Diddy’ Combs po apelon vendimin e gjyqtarit se ai duhet të presë gjykimin në paraburgim. Hollywood Reporter raporton se reperi ka bërë kërkesë për t’u liruar me kusht.
Një gjykatës vendosi më parë se reperi përbën një rrezik sigurie për komunitetin dhe dëshmitarët në këtë rast dhe për këtë arsye duhet të qëndrojë në paraburgim. Aktualisht ai ndodhet në Qendrën e Paraburgimit Metropolitan në Nju Jork, ku pret seancën e radhës. Ai pritet të dalë në gjykatë më 9 tetor.
Artisti 54-vjeçar u arrestua në Nju Jork muajin e kaluar nën dyshimin për trafikim njerëzor, detyrim për akte seksuale dhe drejtimin e një organizate kriminale. Pasuan akuza të ndryshme por Diddy mohon të gjitha akuzat.