Analisti politik, Afrim Kasolli, në rrjetin social facebook ka shkruar se Maqedonia e Veriut ka lëvizur edhe një hap në drejtim të thellimit të krizës dhe paqartesisë për të ardhmën e saj.
Poashtu Kasolli tha se për shkak të manipulimit të VMRO-DPMNE ky proces ka filluar të përceptohet si kërcenim identitar per maqedonasit etnik.
Postimi i plotë:
“Maqedonia e Veriut ka levizur edhe nje hap ne drejtim te thellimit te krizes dhe paqartesise per te ardhmen e saj. Per shkak te mungeses se vullnetit te kolacionit qeveritar VMRO-DPMNE dhe VLEN per te plotësuar kriterin e kerkuar nga Sofja zyrtare per ndryshime kushtetuese, rruga e saj u nda me te ate Shqipërisë, sa i perket agjendes se integrimeve evropiane.
Sado qe nuk i ishte i duhur ky kriter, megjithatë duke i mbajtur se bashku keto shtete ishte menduar qe ato ne pako te rrugetonin ne proceset inegruese.
Mjerisht, per shkak te manipulimit te VMRO-DPMNE ky proces ka filluar te përceptohet si kercenim identitar per maqedonasit etnik. Asgje e jashtëzakonshme per popuj te vegjel me paranoja te medha. E kam thene edhe ne te kaluaren se ky shtet ka te ardhme te erret nese divorcohet nga orientimi euro-atlantik. Sepse shqiptaret nuk do te pajtohen per ta shndërruar ate shtet ne poligon te interesave serbe dhe ruse. Me kete sjelleje duke filluar qe nga tani Maqedonia e Veriut e ka hedhur nje hap larg se pares dhe me afer se dytes.
Te frustruar nga ngjarjet e vitit 2001 tashme VMRO-DMPNE, eshte vene ne kerkim te nje patroni te ri nga nostalgjia per supermacine e humbur mbi shqiptaret. Por ky eksperiment eshte i destinuar te dështojë”.