Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > “Duke keqpërdorur detyrën, për katër muaj fitoi 95 mijë euro”, kjo është punëtorja e “Besa Security” që po dyshohet për keqpërdorim

“Duke keqpërdorur detyrën, për katër muaj fitoi 95 mijë euro”, kjo është punëtorja e “Besa Security” që po dyshohet për keqpërdorim

Përfaqësuesi i kompanisë “Besa Security” ka raportuar në Polici një punëtore për përfitim të jashtëligjshëm të një shume të majme parash.

Si rezultat, e dyshuara është arrestuar dhe shoqëruar gjatë ditës së sotme në Polici dhe ndaj saj tashmë është lëshuar urdhër për ndalim për 48 orë.

Sipas Sinjalit e dyshuara është Besa Ademin,rreth 46-vjeçare.

Bazuar në informacionet e para, punëtorja e kompanisë dyshohet se duke shfrytëzuar dhe keqpërdorur detyrën e saj, ka arritur që për rreth 4 muaj të përfitojë hiç më pak se rreth 95 mijë euro.

Punëtorja e kompanisë “Besa Security” është intervistuar nga hetuesit policorë nën dyshimet për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”.