Lavrov paralajmërim Perëndimit: Mos kërkoni konfrontimin me Rusinë

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u tha Kombeve...

Robert Berisha në hapat e Bleros- Ndahet nga e dashura 23 vite më e re?

Prej disa kohësh, Robert Berisha dhe Ana Shkreli janë...

Kritikohet mosvotimi i marrëveshjeve ndërkombëtare

Gjatë seancës të së enjtes në Kuvendin e Kosovës,...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Rusia bombardon një spital ukrainas, vret së paku 9 persona

Extra AL PVC

Rusia i kreu dy sulme të shtunën kundër një spitali në rajonin kufitar të Ukrainës, Sumi, duke i vrarë së paku nëntë njerëz dhe duke i plagosur 12 të tjerë.Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i dënoi sulmet, duke thënë se Rusia “po kryen luftë kundër spitaleve”.

Ai shkroi në X se ekipet ukrainase të shpëtimit “janë duke bërë gjithçka për t’u ofruar ndihmën e nevojshme qytetarëve tanë”.Ministri i Brendshëm ukrainas, Ihor Klymenko, fillimisht tha se gjashtë njerëz u vranë, përfshirë një zyrtar policor.

“Si pasojë e sulmit të parë, një person u vra dhe disa kate të spitalit u shkatërruan”, tha Klymenko në Telegram, duke shtuar se ekipet e shpëtimit po i evakuonin pacientët nga spitali, Rusia kreu edhe një sulm tjetër.Më herët, Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se mbrojtja e tyre ajrore rrëzoi 69 nga 73 dronët e lëshuar nga Rusia në rajonet ukrainase në mëngjesin e 28 shtatorit.

Rusia gjithashtu lëshoi dy raketa balistike dhe dy raketa lundruese në Ukrainë, thanë Forca Ajrore, duke shtuar se dy raketat e lundrimit u rrëzuan.Administrata ushtarake e Kievi tha se 15 dronë rusë u rrëzuan në periferi të kryeqytetit ukrainas.

Vala e re e sulmeve ruse ndodhi një ditë pasi presidenti Zelensky u takua me kandidatin republikan për president dhe ish-presidentin e SHBA-së, Donald Trump, në mes të tensioneve mbi atë që kritikët e quajnë qëndrimin prorus të ish-presidentit.“Një takim shumë domethënës me Donald Trump”, shkroi Zelensky në Telegram pas bisedimeve më 27 shtator në Trump Tower në Nju Jork.

“I paraqita atij Planin e Fitores. Ai shpjegon në detaje situatën në Ukrainë dhe pasojat e luftës për popullin tonë. Diskutuam shumë detaje”, shtoi ai.Duke qëndruar pranë Zelenskyt para bisedimeve, Trump tha se nëse zgjidhet në nëntor “do të punojmë me të dyja palët” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

“[Kam] marrëdhënie shumë të mira [me Zelensiny], dhe gjithashtu kam marrëdhënie shumë të mira, siç e dini, me presidentin Putin”, tha Trump./REL

spot_img

Të fundit

Lavrov paralajmërim Perëndimit: Mos kërkoni konfrontimin me Rusinë

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u tha Kombeve...

Robert Berisha në hapat e Bleros- Ndahet nga e dashura 23 vite më e re?

Prej disa kohësh, Robert Berisha dhe Ana Shkreli janë...

Kritikohet mosvotimi i marrëveshjeve ndërkombëtare

Gjatë seancës të së enjtes në Kuvendin e Kosovës,...

Të miturit, cak i sulmeve seksuale në Kosovë

Të miturit janë bërë cak i sulmeve seksuale në...

Lavrov paralajmërim Perëndimit: Mos kërkoni konfrontimin me Rusinë

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u tha Kombeve të Bashkuara të shtunën se ishte e pakuptimtë të injorohen alternativat ndaj propozimeve të paqes...

Robert Berisha në hapat e Bleros- Ndahet nga e dashura 23 vite më e re?

Prej disa kohësh, Robert Berisha dhe Ana Shkreli janë në lidhje së bashku. Romanca e tyre ka nxitur kureshtje te publiku, ndaj dhe njerëzit duan...

Kritikohet mosvotimi i marrëveshjeve ndërkombëtare

Gjatë seancës të së enjtes në Kuvendin e Kosovës, në mungesë të kuorumit, dështoi miratimi i tri marrëveshjeve ndërkombëtare. E krejt kjo po shihet...