Ish-mesfushori gjerman në një lidhje me ish të dashurën e djalit të ndjerë?

Ish-mesfushori gjerman Mikael Balak duket se ka konfirmuar publikisht...

Nëna që serbet ia vranë tre anëtarë të familjes: Më ka mbetur peng që nuk i martova djemtë e mi

Luljeta Sharani, ka rrëfyer historinë se si humbi dy...

Bananet me 2 tonë kokainë mbërrijnë në Gjermani, mes të arrestuarve dhe shqiptarë

Binomi banane dhe kokainë, tashmë duket se është i...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Bixhozi i rrezikshëm i Azisë Qendrore me talibanët

Extra AL PVC

Shtetet e Azisë Qendrore po ndërmarrin hapa për të zgjeruar raportet e tyre me fqinjin e tyre më jugor, Afganistanin e udhëhequr nga talibanët, pavarësisht politikave gjithnjë e më kufizuese të grupit të linjës së ashpër, veçmas ndaj grave.

Më herët gjatë këtij muaji, Kirgizia hoqi talibanët nga lista e organizatave terroriste, Turkmenistani rinisi punën me Afganistanin në një projekt të madh të një tubacioni të gazit dhe Uzbekistani nënshkroi një marrëveshje me Kabulin, në vlerë prej 2.5 miliardë dollarësh, gjatë vizitës së kryeministrit uzbek në Afganistan në muajin gusht.

Ministri i Jashtëm i Kirgizisë, Jeenbek Kulubaev, tha më 6 shtator se masa synon “sigurinë rajonale dhe zhvillimin e mëtejmë të dialogut që po zhvillohet”.

Më 11 shtator, zyrtarët e Turkmenistanit dhe talibanët mbajtën një ceremoni për të shënuar rinisjen e projektit të gazsjellësit Turmenistan-Afganistan-Pakistan-Indi (TAPI). Ky projekt është dizajnuar që të transportojë çdo vit deri në 33 miliardë metra kubikë të gazit natyror nga Turkmenistani në Azinë Jugore.

Në ceremoninë, që u mbajt në qytezën kufitare turkeme Serhetabat, mori pjesë ish-presidenti Gurbanguly Berdymukhammedov – i cili udhëheq Këshillin e fuqishëm Popullor të Turkmenistanit – ndërkaq një delegacion i talibanëve u udhëhoq nga kryeministri i tyre, Mohammad Hassan Akhund, i cili është në listën e sanksioneve të Kombeve të Bashkuara.

Presidenti turkmen, Serdar Berdymukhammedov, iu bashkua ceremonisë përmes video-lidhjes.

Projekti TAPI, që vlerësohet se kushton 10 miliardë dollarë, fillimisht ishte dizajnuar në vitet ’90, por vazhdimisht ishte shtyrë për shkak të luftës dhe paqëndrueshmërisë në Afganistan.

Turkmenistani shpreson se tubacioni i gazit prej 1.800 kilometrash, do të bëhet burim kyç i të ardhurave për Ashgabatin, që po përballet me mungesë të parave.

Edhe Afganistani do të përfitonte rreth 500 milionë dollarë nga tarifat vjetore të transitit, shumë që do të përbënte një ndihmë të madhe për buxhetin e shtetit.

E ardhmja e projektit TAPI, megjithatë mbetet në dyshim për shkak të sanksioneve perëndimore ndaj administratës talibane dhe mungesa e njohjes zyrtare e qeverisë në Kabul mund të paraqesë pengesë për financimet dhe investimet në këtë projekt.

Asgjë shtet në botë nuk e ka njohur zyrtarisht qeverinë e talibanëve.

Vizitë e profilit të lartë
Në gusht, kryeministri uzbek, Abdulla Oripov, shkoi në Kabul, në vizitën e nivelit më të lartë të realizuar nga një zyrtar i qeverive të huaja që kur talibanët morën pushtetin në Kabul tre vjet më parë.

Gjatë vizitës, zyrtarët uzbekë dhe talibanë raportohet se nënshkruan marrëveshje për investime dhe tregti në vlerë prej 2.5 miliardë dollarësh në sektorët e energjisë, bujqësisë dhe prodhimit.

Afganistani dhe Kazakistani njoftuan në gusht të vitit 2023 se po planifikonin të rrisin tregtinë dypalëshe në 3 miliardë euro.

Kazakistani, ekonomia më e madhe në Azinë Qendrore, ishte shteti i parë që në dhjetor të vitit 2023 hoqi talibanët nga lista e organizatave terroriste.

Por, përderisa Kazakistani, Kirgizia, Turkmenistani dhe Uzbekistani nxituan të bënin vizita në Kabul pasi talibanët u kthyen në pushtet, Taxhikistani është shteti i vetëm i Azisë Qendrore që ka ndërmarrë një qëndrim të ashpër ndaj sundimtarëve të rinj në Afganistan.

“Pranimi i realitetit”
Qëndrimi i Dushanbesë gjerësisht ka pasur të bëjë me ligjet etnike, gjuhësore dhe historike me kundërshtarët etnikë taxhikë të talibanëve, që janë kryesisht pashtun etnikë.

Por, Taxhikistani tani duket se po zbutë politikat e tij ndaj talibanëve, një lëvizje që ekspertët taxhikë e kanë përshkruar si “pranim të realitetit”.

Taxhikistani eksporton rrymë në Kabul dhe ka ngritur disa tregje në qytezat kufitare ku tregtarët lokalë nga të dyja anët shesin mallra. Qeveritë po ashtu raportohet se kanë diskutuar për bashkëpunim në luftën kundër militantëve që shënjestrojnë Taxhikistanin nga brenda terrori afgan.

Dushanbeja dhe Kabuli kanë interes të përbashkët mposhtjen e grupit terrorist Shteti Islamik-Korasan, grup që ka rekrutuar shumë militantë nga Taxhikistani.

Mediat afgane kanë raportuar se kreu i Komitetit shtetëror taxhik i Sigurisë Kombëtare, Saimuddin Yatimov, ka zhvilluar një takim me shefin e inteligjencës së talibanëve, Abdul Haq Wasiq, në fund të muajit gusht. Autoritetet në Taxhikistan as nuk kanë mohuar e as pohuar se një takim i tillë është realizuar.

Duke folur në kushte anonimiteti, një ekspert me bazë në Dushanbe, i tha Shërbimit Taxhik të Radios Evropa e Lirë se “duke pasur parasysh kufirin e gjerë që Taxhikistani ndan me Afganistanin, kërcënimet nga sulmet terroriste dhe stimujt ekonomikë, autoritetet taxhike nuk kanë opsion tjetër, veçse të zgjedhin bashkëpunimin gjeopolitik” me talibanët.

Disa ekspertë pretendojnë se Kina dhe Kazakistani kanë luajtur rol që ta bindin Dushanbenë që të ndryshojë qëndrimin ndaj administratës talibane.

Duke iu adresuar zyrtarëve të lartë dhe anëtarëve të Organizatës së Traktatit për Siguri Kolektive, të mbajtur në Almati në qershor, presidenti kazak, Qasym-Zhomart Toqaev, i quajti talibanët “një faktor afatgjatë” dhe vuri në pah, atë që ai e përshkroi si “rëndësi të zhvillimit të bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik me Afganistanin modern”.

spot_img

Të fundit

Ish-mesfushori gjerman në një lidhje me ish të dashurën e djalit të ndjerë?

Ish-mesfushori gjerman Mikael Balak duket se ka konfirmuar publikisht...

Nëna që serbet ia vranë tre anëtarë të familjes: Më ka mbetur peng që nuk i martova djemtë e mi

Luljeta Sharani, ka rrëfyer historinë se si humbi dy...

Bananet me 2 tonë kokainë mbërrijnë në Gjermani, mes të arrestuarve dhe shqiptarë

Binomi banane dhe kokainë, tashmë duket se është i...

Sërish sherr mes Stresit dhe tiktokerit Medi Iseni: Kur s’ka drejtësi ka vet gjyqësi…

  Ka filluar prap sherri mes reperit Stresi dhe tiktokerit,...

Ish-mesfushori gjerman në një lidhje me ish të dashurën e djalit të ndjerë?

Ish-mesfushori gjerman Mikael Balak duket se ka konfirmuar publikisht marrëdhënien e tij me modelen 23-vjeçare Sofia Shnajderhan. Pas shumë spekulimeve për lidhjen e tyre, Sofia...

Nëna që serbet ia vranë tre anëtarë të familjes: Më ka mbetur peng që nuk i martova djemtë e mi

Luljeta Sharani, ka rrëfyer historinë se si humbi dy djemtë dhe bashkëshortin e saj gjatë luftës në Kosovë. Ajo tregoi se nuk ka arritur t’i...

Bananet me 2 tonë kokainë mbërrijnë në Gjermani, mes të arrestuarve dhe shqiptarë

Binomi banane dhe kokainë, tashmë duket se është i pandarë. Një sasi e madhe më lëndë narkotike e fshehur në një ngarkesë me frutat...