Adil, Behramaj, ish-këshilltari i ish-kryeminsitrit Hashim Thaçi, ka reaguar pas sulmeve që kryeministri Albin Kurti i bëri dje nga Nju Jorku ndaj mediave dhe opozitës.
Behramaj tha se Kurti në sy të Internacionales Socialiste u mundua ta kriminalizoi vendin e vet.
“Duhet të jesh shumë i çoroditur si politikan, pa fije ndërgjegje e ndjenje përgjegjësie, që të shkosh me paratë e qytetarëve të varfër të Kosovës në Nju Jork dhe nga pozita e një kryeministri që po e sheh fundin e tij, ta sulmosh shtetin tënd, ta kriminalizosh në sy të Internacionales Socialiste, t’i sulmosh mediat dhe opozitën për shkak të shpërfilljes totale që po i bëhet si i sanksionuar”, ka shkruar ai në “Facebook”.
Postimi i plotë:
Duhet të jesh shumë i çoroditur si politikan, pa fije ndërgjegje e ndjenje përgjegjësie, që të shkosh me paratë e qytetarëve të varfër të Kosovës në Nju Jork dhe nga pozita e një kryeministri që po e sheh fundin e tij, ta sulmosh shtetin tënd, ta kriminalizosh në sy të Internacionales Socialiste, t’i sulmosh mediat dhe opozitën për shkak të shpërfilljes totale që po i bëhet si i sanksionuar.
Po sillet sikur të ishte “konsull” në Nju Jork, duke mbajtur takime vetëm në Konsullatën e Kosovës, sepse si kryeministër askush nuk po ia hapë derën!