Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Dy gra nga Venezuela raportojnë se pesë persona në Prishtinë ua grabitën një shumë të parave

Dy gra nga Venezuela raportojnë se pesë persona në Prishtinë ua grabitën një shumë të parave

Dy gra nga Venezuela kanë raportuar në Polici se pesë persona të panjohur u kanë grabitur një shumë të parave, njëri nën kërcënimin e armës dhe katër të tjerë me thika.

Rasti ka ndodhur në rrugën “UÇK”.

“Rr. UÇK, Prishtinë 27.09.2024 – 01:00. Dy viktimat femra nga Venezuela, kanë njoftuar se persona të panjohur, njeri prej tyre nën kërcënimin e armës dhe katër tjerë me thika i kanë grabitur një shumë të parave. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.