Kryeministri Albin Kurti dje ka takuar Ndihmës Sekretarin për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit amerikan, James C. O’Brien dhe Emisarin e Bashkimit Evropian për Dialog, Miroslav Lajçak, në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Nju Jork.
Kurti dhe Lajçak përmes rrjeteve sociale njoftuan për takimin, ku kryeministri tha se ka theksuar nevojën e nënshkrimit të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit, kurse Emisari i BE-së tha se janë pajtuar se s’ka alternativë përveç zbatimit të shpejtë të marrëveshjes, shkruan Reporteri.net.
Kurti ka thënë se me O’Brien dhe Lajçak kanë diskutuar për dialogun.
It was a pleasure to meet with Assistant Secretary Jim O’Brien (@StateEUR), joined by EU Special Representative @MiroslavLajcak. We discussed the ongoing dialogue as well as regional cooperation ahead of the 10th anniversary of the Berlin process. During our conversation, I… pic.twitter.com/N6HFkTFlZW
— Albin Kurti (@albinkurti) September 27, 2024
“Ishte kënaqësi të takohesha me Ndihmës Sekretarin Jim O’Brien, të cilit iu bashkua Përfaqësuesi Special i BE-së @MiroslavLajcak. Diskutuam për dialogun si dhe bashkëpunimin rajonal përpara 10 vjetorit të procesit të Berlinit. Gjatë bisedës sonë, theksova nevojën e nënshkrimit dhe zbatimit të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj si mjet i domosdoshëm për progres. Rikonfirmova gjithashtu përkushtimin e vendit tonë për bashkëpunim, prosperitet të rajonit, të drejta të barabarta dhe mbrojtje të fuqishme të të drejtave të njeriut dhe një shoqëri shumëetnike të lulëzuar”, ka shkruar Kurti.
Kurse Lajçak ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për rrugën para, duke theksuar se s’ka alternativë tjetër përveç zbatimit të shpejtë të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, shkruan Reporteri.net.
“Iu bashkova Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien dhe Emisarit të ShBA’së për Ballkanin Perëndimor Alexander Kasanof për një takim me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, mëngjesin e sotëm (djeshëm) për të diskutuar rrugën para. U pajtuam se s’ka alternativë tjetër përveç zbatimint të shpejtë të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit”, ka shkruar Lajçak.
I joined @StateEUR and DAS Kasanof for a meeting with Kosovo’s PM @albinkurti this morning to discuss the way forward. We agreed that there is no alternative to the swift implementation of the Agreement on the Path to Normalisation. pic.twitter.com/dQ6b1EPGv0
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 27, 2024