Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha ka thënë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti janë në një agjend.
Sipas tij, në agjendën anti-shtet.
Berisha ka deklaruar se Osmani është dashur të jetë kritike ndaj Kurtit më herët, kur bëheshin marrëveshje që e cënojnë integritetin territorial dhe sovranitetin politik të shtetit.
“Albin Kurti, Vjosa Osmani edhe kompania tjetër janë në një agjend, në agjendën anti-shtet, zonja Osmani është dashur të jetë e tillë, e ndarë dhe kritike kur ky ka bërë marrëveshjet e vitit 13 ose ky kur ka bërë marrëveshjet e vitit 22”, ka thënë Berisha në Tëvë1.
“Zonja Osmani është dashur të jetë e zëshme dhe kundër atëherë kur bëheshin marrrëveshjet që e cënojnë integritetin territorial dhe sovranitetin politik të shtetit”, deklaroi Berisha.