Parandalohet një rast i kontrabandës me produkte ushqimore në vlerë rreth 4000 euro

Policia e Kosovës bashkë me Doganën e Kosovës njoftuan...

Sulmi ajror në Bejrut, Izraeli konfirmon vrasjen e liderit të Hezbollahut

Ushtria izraelite konfirmoi të shtunën vrasjen e liderit të...

Policia kap pako me “Kinder Bueno” në vlerë të 4 mijë euro

Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandës...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Osmani: Kosova është 100% në linjë me SHBA-në për ngjarjet në Lindje të Mesme

Extra AL PVC

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë ditës së djeshme ka pasur një diskutim në Council on Foreign Relations, në New York.

Në pjesën më të madhe të fjalimit të saj, ajo ka folur lidhur me raportin me Serbinë dhe tendencat e saj në Kosovë, por edhe për politikën e jashtme të Kosovës.

Osmani deklaroi se Kosova është e rreshtuar 100% me politikën e jashtme të SHBA-së, si dhe citoi edhe raportet e BE-së që Kosova është 100% e linjëzuar edhe me atë të BE-së, shkruajnë mediat në Kosovë.

Në këtë drejtim, ajo u pyet nga audienca nëse Kosova qëndron 100% në të njëjtën linjë si të SHBA-së edhe në Lindje të Mesme, ndërsa dikush nga audienca gabimisht deklaroi se Kosova është pjesë e iniciativës së qeverisë kineze “Belt and Road” – një strategji e Kinës e nisur më 2013 për të investuar në më shumë se 150 vende dhe organizata ndërkombëtare.

Osmani tha se Kosova është vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor që s’është pjesë e kësaj iniciative dhe se nuk e ka ndërmend të bëhet, duke thënë se “ne besojmë që ka një influencë malinje” nga Kina dhe se vendet e rajonit nuk kanë prosperuar nga ky ndikim kinez, por përkundrazi.

“Dhe ne absolutisht jemi në një linjë në politikën e jashtme, si në Lindjen e Mesme (që u bë pyetja më herët), po gjithashtu edhe në pyetjen për Kinën e Rusinë. Kur është në pyetje çështja e rreshtimit kjo llogaritet për BE-në, por ne gjithashtu e rreshtojmë politikën tonë të jashtme me SHBA-në, sidomos kur bëhet fjalë për sanksione. Ne nuk bashkëpunojmë me Kinën. Ne nuk e kemi lejuar Kinën të përdorë ndonjë instrument në politikëbërje, madje edhe në krijimin e opinionit publik. Sigurisht që kanë provuar”.
/Euronews Albania/

spot_img

Të fundit

Parandalohet një rast i kontrabandës me produkte ushqimore në vlerë rreth 4000 euro

Policia e Kosovës bashkë me Doganën e Kosovës njoftuan...

Sulmi ajror në Bejrut, Izraeli konfirmon vrasjen e liderit të Hezbollahut

Ushtria izraelite konfirmoi të shtunën vrasjen e liderit të...

Skandali “Diddy”: Publikohet fotoja nga festa, përdor gruan si pjatë servirjeje

Një skandal i madh po shfaqet në botën e...

Policia kap pako me “Kinder Bueno” në vlerë të 4 mijë euro

Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandës...

Parandalohet një rast i kontrabandës me produkte ushqimore në vlerë rreth 4000 euro

Policia e Kosovës bashkë me Doganën e Kosovës njoftuan se kanë parandaluar një rast të kontrabandës me mallra, produkte ushqimore, në Kamenicë. Vlera e mallit...

Sulmi ajror në Bejrut, Izraeli konfirmon vrasjen e liderit të Hezbollahut

Ushtria izraelite konfirmoi të shtunën vrasjen e liderit të Hezbollahut, Sayyed Hassan Nasrallah pasi sulmoi selinë qendrore të grupit në Bejrut një ditë më...

Skandali “Diddy”: Publikohet fotoja nga festa, përdor gruan si pjatë servirjeje

Një skandal i madh po shfaqet në botën e muzikës dhe argëtimit, nga detajet që kanë nisur të dalin në dritë pas arrestimit të...