Ushtria izraelite tha se kishte shënjestruar selinë qendrore të Hezbollahut në periferitë jugore të Bejrutit në një sulm që tronditi kryeqytetin libanez.
Katër ndërtesa u shkatërruan duke lënë të vdekur shumë persona, të cilat shënuan një përshkallëzim të madh të konfliktit të Izraelit me Hezbollahun e armatosur, të mbështetur nga Irani.
Në një deklaratë televizive, zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari tha se qendra e komandës qendrore ishte e ngulitur thellë brenda zonave civile.
Burimet e sigurisë në Liban thanë se sulmi kishte në shënjestër një zonë ku zakonisht janë vendosur zyrtarë të lartë të Hezbollahut. Ky ishte sulmi më i rëndë në Bejrut në pothuajse një vit konflikti midis Hezbollahut dhe Izraelit.