Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > “Kinës i mbytet nëndetësja e re bërthamore”

“Kinës i mbytet nëndetësja e re bërthamore”

Zyrtarë amerikanë të mbrojtjes bëjnë me dije se nëndetësja më e re bërthamore e Kinës u mbyt në fillim të këtij viti ndërsa ndodhej ende në dok, ku po punohej për ndërtimin e saj.

Duke folur në kushte anonimiteti, zyrtarët thanë se humbja e nëndetëses ka ndodhur midis majit dhe qershorit, teksa publikojnë dhe disa foto në dokun e vendosur në Wuhan.

Është e paqartë nëse nëndetësja mbante karburant bërthamor në momentin e incidentit.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze deklaroi se nuk ishte i njohur me këtë temë dhe nuk dha asnjë informacion kur u pyet për të, shkruan a2.

Incidenti ngre pyetje në lidhje me industrinë e mbrojtjes së Kinës, e cila dyshohet se është e mbushur me korrupsion.

Kina ka marinën më të madhe në botë , me më shumë se 370 anije, dhe aktualisht po prodhon një gjeneratë të re të nëndetëseve të armatosura bërthamore, të klasit Zhou.

Powered by WordPress