Gërvalla në takimin ShBA-Karta e Adriatikut: Kosova, e palëkundur për integrime euroatlantike e bashkëpunim rajonal

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka marrë...

Konfirmohet-Lojtari më i rëndesishëm humb sezonen

Mesfushori i Manchester City, Rodri do të humbasë pjesën...

Kurti: Kosova në top 10 shtetet me rezultatet më të larta në indeksin e ligjit dhe rendit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Këshilli i Etikës rekomandon degradimin e Enver Hasanit, Hasani e quan “vepër e huliganëve Puka e Morina”

Extra AL PVC

Profesori Enver Hasani e ka quajtur veprim të “huliganëve Avni Puka dhe Iset Morinës”, vendimin e Këshillit të Etikës për rekomandimin që profesori Hasani të degradohet në pozitë. Propozim është edhe që Hasanit t’i revokohen mirënjohjet dhe privilegjet që ai i morë gjatë kohës sa ishte rektor i UP-së. Hasani pret që instancat e UP-së të mos marrin vendim pozitiv për këtë çështje, teksa paralajmëroi kallëzim penal ndaj kryetarit të KE-së, Iset Morina javën që vjen.

Këshilli i Etikës në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” i ka rekomanduar sot Senatit që të ulë gradën akademike për profesorin Enver Hasani. Propozimi është që ai të degradohet nga profesor i rregullt në profesor të asocuar. Poashtu pjesë e vendimit të Këshillit të Etikës është edhe ai për revokimin e mirënjohjeve dhe privilegjeve të Hasanit si ish-rektor i UP-së, mohimin e pjesëmarrjes së tij në komisione profesionale për tri vjet si dhe mospërfshirjen në mentorim të të gjitha niveleve për një vit vijues duke filluar nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

Gjithashtu, Këshilli i Etikës ka paraqitur vërejtje me shkrim për Hasanin që të përmbahet nga çfarëdo “gjuhe e papërshtatshme, fyese, pa takt akademik dhe denigrues ndaj personelit dhe punëdhënësit të UP-së”.

Si arsyetim, Këshilli i Etikës ka thënë se Hasani nuk e ka mbajtur në vitin akademik 2023/2024 asnjë ligjëratë të vetme dhe se nuk ka pasur leje apo lirim për mosmbajtje të mësimit. Po ashtu ky këshill ka thënë se ka konstatuar që Hasani ka marrë gradën e profesorit të rregullt në kundërshtim me Statutin e UP-së. Në pikën e tretë të denoncimit, Këshilli i Etikës ka thënë se Hasani në deklarimet publike në media elektronike e audiovizuele ka shkelur rëndë rregullat bazike të etikës për stafin akademik të UP-së. Në fund KE ka konstatuar se ndërprerja punës do të mund të konsiderohej joproporcionale me shkeljet e konstatuara.

Për këtë iniciativë të Këshillit të Etikës është deklaruar edhe Hasani. Ai tha se ky vendim është marrë nga Dekani i Fakultetit Juridik, Avni Puka dhe nga kryesuesi i Këshillit të Etikës, Iset Morina.

Në një deklaratë për Express, profesori tha se pret që këtë vendim të mos e miratojnë as Senati e as instancat tjera Brenda UP-së.

Për këtë iniciativë ai ka paralajmëruar kallëzim penale për kryesuesin e KE-së.

“Vendimi është vepër e dy huliganëve, Avni Pukës dhe Iset Morinës, që synon mbylljen e gojës sime në publik. Jam i sigurt që as Senati dhe as instancat tjera juridike nuk mund të miratojnë një vendim të tillë hakmarrjeje dhe i marr arbitrarisht nga Iset Morina në shkelje të plotë të konfliktit të interesit. Ndaj Isetit do bëj një kallëzim penal javën që vjen, për veprën penale të shpërdorimit të detyrës zyrtare”, ka thënë ai.

Ky vendim, sipas Hasanit, do të mbahet mend në analet e historisë së Universitetit të Prishtinës.

“Ky vendim, megjithatë, do të mbahet mend në analet e historisë së Universitetit të Prishtinës siç mbahen mend vendimet për eliminimin e profesorëve të UP gjatë atyre që njihen si diferencime ideo-politike kur eliminohej administrativisht elita e këtij vendi”, ka thënë tutje Hasani për Express.

spot_img

Të fundit

Gërvalla në takimin ShBA-Karta e Adriatikut: Kosova, e palëkundur për integrime euroatlantike e bashkëpunim rajonal

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka marrë...

Konfirmohet-Lojtari më i rëndesishëm humb sezonen

Mesfushori i Manchester City, Rodri do të humbasë pjesën...

Kurti: Kosova në top 10 shtetet me rezultatet më të larta në indeksin e ligjit dhe rendit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar...

Takimi në Nju Jork me Kurtin, Lajçak : U pajtuam se zbatimi i shpejtë i marrëveshjes s’ka alternativë

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka...

Gërvalla në takimin ShBA-Karta e Adriatikut: Kosova, e palëkundur për integrime euroatlantike e bashkëpunim rajonal

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka marrë pjesë në takimin ShBA – Karta e Adriatikut.Gërvalla tha se gjatë këtij takimi shprehu përkushtimin...

Konfirmohet-Lojtari më i rëndesishëm humb sezonen

Mesfushori i Manchester City, Rodri do të humbasë pjesën tjetër të sezonit 2024–25, pasi iu nënshtrua një operacioni për të riparuar një këputje të...

Kurti: Kosova në top 10 shtetet me rezultatet më të larta në indeksin e ligjit dhe rendit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar të dhënat e kompanisë amerikane Gallup, sipas të cilave, Kosova është e teta në listën...