Konfirmohet-Lojtari më i rëndesishëm humb sezonen

Mesfushori i Manchester City, Rodri do të humbasë pjesën...

Kurti: Kosova në top 10 shtetet me rezultatet më të larta në indeksin e ligjit dhe rendit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Rrjeti i OJQ-ve AVONET: Komuna e Ferizajt nënshkruan kontratë për operatorin ekonomik që ka të dënuar përfaqësuesin e saj për mashtrim

Extra AL PVC

Rrjeti i OJQ-ve AVONET ka shprehur shqetësimin me Komunën e Ferizajt, në lidhje me nënshkrimin e kontratës me operatorin ekonomik që sipas tyre ka të dënuar përqafësuesin e saj në prokurorim publik.

Përmes një komunikate për media, AVONET ka bërë të ditur se dyshon se përfaqësuesit e këtij grupit të operatorëve ekonomik të përfaqësua nga Bledar Krasniqi (GËRLICA – COMPANY) dhe Albion Vogliqi (GËRLICA – COMPANY) kanë bërë veprime të kundërligjshme të cilat janë të sanksionuara me ligjet pozitive të Kosovës, për faktin se kanë mashtruar Komunën e Ferizajt duke nënshkruar deklaraten nën betim dhe duke e shkelur Ligjin mbi Prokurimin Publik në Kosovë si dhe Kodin Penal të Republikës së Kosovës

 

̈ ̈ ̈ ,,. ̈ ̈ ̈ ̈̈ ̈ ̈

Rrjeti i OJQ-ve AVONET e ka monitoruar dhe hulumtuar aktivitetin e prokurimit të Komunës së Ferizajt në lidhje me tenderin e titulluar “Asfaltimi i rrugës Pleshine-Kashtanjeve” (nr. prokurimit: 656-23-13993-5-1-1). Ky tender, me një vlerë prej 1,838,675.00 euro, iu dha Grupit të Operatorëve Ekonomik GËRLICA – COMPANY SH.P.K. dhe IPN GROUP SH.P.K., të përfaqësuar nga Bledar Krasniqi dhe Albion Vogliqi, ku gjatë hulumtimit kemi identifikuar se në dosjen e tenderit janë dokumentet, listat e kontratave të nënshkruar nga z. Mifail Vogliqi dhe Licenca e shfrytëzimi me nr. 2097/KPMM/2020 që ka kohëgjatje deri 01.07.2036 dhe Leje për aktivitetet e veçanta me nr. 775/KPMM/2019, ku kjo ka kohëgjatje deri me 07.112024, e lëshuar si pronar i OE “GËRLICA – COMPANY” sh.p.k. Këto dokumente kanë plotësuar kriteret e dosjes së tenderit, duke i dhënë të drejtë grupit të operatorëve ekonomik që të fitojë këtë tender (aktivitet të prokurimit).

  1. Mifail Vogliqi ka një aktgjykim të formës së prerë nga GJYKATA THEMELORE NË GJILAN – Departamenti i Krimeve të Rënda, me nr PKR.nr.125/2021 dhe numrin e lëndës: 2021:119771 të datës 02.08.2021, përmes së cilës është shpallur fajtor për kryerjen e veprës nga neni 415 i KPRK-së, në cilësi të pronarit  të operatorit ekonomik “Gerlica Company” – SHPK me seli në fshatin Babush, të  Komunës së Ferizajt, me vetëdije të plotë ka shkelur rregullat e Ligjit për Prokurim  Publik, me qëllim të mashtrimit në procedurat e prokurimit publik dhe ndikimit tek  autoriteti kontraktues, në atë mënyrë që ka paraqitur dokumentcion të rremë, e që me  këto veprime ka kryer veprën penale keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim  publik nga neni 415 paragrafi 1. të Kodit Penal të Republikës së Kosovës ( në tekstin e  mëtutjeshëm KPRK-s ) dhe është denuar.

Poashtu KRPP-ja ka dhënë intepretimit me datën 22.11.2022, ku thuhet që sipas paragrafit 3 nën paragrafëve 3.1-3.6 të nenit 65 të LPP-së të lartë cituar, asnjë Operator Ekonomik, drejtues, menaxher ose drejtor i saj nuk ka të drejtë të marrë pjesë në një aktivitet të prokurimit ose ekzekutim të kontratës në çoftë se i njëjti është shpallur fajtorë nga ndonjë gjykatë kompetente gjatë 10 viteve të kaluara nga data e publikimit të Njoftimit për Kontratë, ose dërgimit të ftesës për pjesëmarrje për njërën nga  veprat penale apo civile të përcaktuara me këtë nen.

Meqenëse sipas nenit 65 të LPP-së, Operatori Ekonomik (ndonjë punonjës, drejtues, menaxher ose drejtor i OE) nuk ka të drejtë të marrë pjesë në një aktivitet prokurimi ose të marrë pjesë në ekzekutimin e kontratës, atëherë kjo duhet të kuptohet se edhe nëse një OE shpallet fajtor pas datës së publikimit të Njoftimit për Kontratë, i njëjti nuk mund të shpallet fitues dhe të nënshkruaj kontratën sepse i njëjti nuk mund të marrë pjesë në ekzekutimin e kontratës. Por kjo duket se nuk ka qenë e rëndësishme për operatorin ekonomik në fjalë.

AVONET dyshon se përfaqësuesit e këtij grupit të operatorëve ekonomik të përfaqësua nga Bledar Krasniqi (GËRLICA – COMPANY me nr. unik 810305616 ) dhe Albion Vogliqi (GËRLICA – COMPANY, me nr. unik 812025030) kanë bërë veprime të kundërligjshme të cilat janë të sanksionuara me ligjet pozitive të Republikës së Kosovës, për faktin se kanë mashtruar Komunën e Ferizajt duke nënshkruar deklaraten nën betim dhe duke e shkelur Ligjin mbi Prokurimin Publik në Kosovë (Ligji Nr. 04/L-042), si dhe Kodin Penal të Republikës së Kosovës (Ligji Nr. 06/L-074, neni 415 dhe neni 383), ku me rastin e ofertimit nuk e kanë njoftuar Autoritetin Kontraktues se Mifail Vogliqi është i denuar, sepse listat e kontratave të nënshkruar nga z. Mifail Vogliqi dhe Licencë shfrytëzimi me nr. 2097/KPMM/2020 që ka kohëgjatje deri 01.07.2036 dhe Leje për aktivitetet e veçanta me nr. 775/KPMM/2019, ku kjo ka kohëgjatje deri me 07.112024, e lëshuar si pronar i OE “GËRLICA – COMPANY” sh.p.k. Këto dokumente kanë plotësuar kriteret e dosjes së tenderit, duke i dhënë të drejtë grupit të operatorëve ekonomik që të fitojë këtë tender.

AVONET kërkon që organet kompetente nga Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës të ndërmarrin veprime hetimore urgjente lidhur me të gjeturat tona. Gjithashtu, kërkojmë që Komuna e Ferizajt të anulojë këtë kontratë të dyshimtë dhe të iniciojë procedurat për përgjegjësinë ligjore siç parasheh LPP.

̈ ̈ ̈ ̈ . ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈̈ ̈ ̈ , ̈ ̈ ̈ ̈ .

       

spot_img

Të fundit

Gërvalla në takimin ShBA-Karta e Adriatikut: Kosova, e palëkundur për integrime euroatlantike e bashkëpunim rajonal

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka marrë...

Konfirmohet-Lojtari më i rëndesishëm humb sezonen

Mesfushori i Manchester City, Rodri do të humbasë pjesën...

Kurti: Kosova në top 10 shtetet me rezultatet më të larta në indeksin e ligjit dhe rendit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar...

Takimi në Nju Jork me Kurtin, Lajçak : U pajtuam se zbatimi i shpejtë i marrëveshjes s’ka alternativë

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka...

Gërvalla në takimin ShBA-Karta e Adriatikut: Kosova, e palëkundur për integrime euroatlantike e bashkëpunim rajonal

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka marrë pjesë në takimin ShBA – Karta e Adriatikut.Gërvalla tha se gjatë këtij takimi shprehu përkushtimin...

Konfirmohet-Lojtari më i rëndesishëm humb sezonen

Mesfushori i Manchester City, Rodri do të humbasë pjesën tjetër të sezonit 2024–25, pasi iu nënshtrua një operacioni për të riparuar një këputje të...

Kurti: Kosova në top 10 shtetet me rezultatet më të larta në indeksin e ligjit dhe rendit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar të dhënat e kompanisë amerikane Gallup, sipas të cilave, Kosova është e teta në listën...