Prokuroria dhe Policia në Pejë kanë dhënë detaje nga aksioni që u zhvillua sot në rajonin e Pejës, ku u sekuestrua mbi një ton drogë, e që vlera e tyre është mbi 5 milionë euro.
Në konferencën për media u bë e ditur se deri tani kanë arrestuar një person, dhe se janë në kërkim edhe të gjasht personave tjerë të dyshuar, transmeton Telegrafi.
“Lokacione me përmasa të mëdha të kanabisit, e që produkt final është marihuana, jemi ende në fazën e përpunimit të të dhënave. Pra, është një hetim i gjatë më shumë se dy muaj. Kemi deri tani një person të arrestuar, është shtetas i Shqipërisë, i cili ka qenë në pozitën e organizatorit.Kemi edhe persona tjerë të dyshuar, por deri tani nuk mund të japim detaje tjera”, tha togeri i Policisë së Kosovës.
Tutje, ai shtoi se destinimi i marihuanës ka qenë tregu ndërkombëtar dhe se vlera e substancave narkotike mbi 5 milionë euro.