BE detyron Gjermaninë e Turqinë të zgjidhin konfliktin për statusin e ‘doner kebap’

Ankaraja kërkon që ushqimit të vjetër turk të ngjashëm...

Punëtoret teknike të Kuvendit thonë se jetesa me 270 euro është e vështirë

Punëtoret teknike të Kuvendit thonë se jetesa me 270...

Gjuha ruse do të mësohet në shkollat fillore dhe të mesme të Kumanovës, Dimitrievski takohet me ambasadorin rus

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski ka njoftuar...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

A po përgatitet Qeveria e Kosovës ta “kompensojë” daljen eventuale nga CEFTA?

Extra AL PVC

Shkruan: Afrim Kasolli

Mospajtimet e Albin Kurtit me CEFT-an kanë qenë të kahershme. Që na takimet e para me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuciq në Bruksel, në kuadër të procesit të dialogut, ai kishte afirmuar ndryshimin e formatit të kësaj nisme rajonale ekonomike.

I pari i Qeverisë pat propozuar që “gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor të avancojnë CEFTA-n në SEFTA (South-East European Free Trade Agreement) sipas modelit të EFTA-EEA, pra marrëveshje çfarë Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Islanda kanë me BE-në. Këtij propozimi i kishte paraprirë një punim i institutit studimor gjerman Eurpean Stability Initiative, në punimin e njohur “Hamster in the Wheel – Credibilty and EU Balkan Policy”, ku me këtë rast, ky think-tank gjerman, konstatonte se pasi integrimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE, është bllokuar për arsyeje që dihen nga të gjithë , atëherë duhet gjetur opsione tjera që do ta kompensonin këtë dështim.

Ndërkaq, kohët e fundit është shtuar rreziku që shteti i Kosovës të përjashtohet dhe izolohet plotësisht nga CEFTA, por paralelisht me të edhe nga Procesi i Berlinit. Këtë mundësi e ka paralajmëruar gjatë vizitës së fundit në Prishtinë i dërguari i Qeverisë gjermane, Manuel Sarrazini, se nëse Prishtina nuk e suspendon vendimin për bllokimin e mallrave me origjinë nga Serbia, atëherë do të mund të gjenden alternativa që të shkohet më tutje edhe pa Kosovën. Siç dihet, autoritetet shtetërore i kanë marr këto masa me arsyetimin e mbrojtjes së sigurisë nacionale, përkatësisht me rrezikun që bashkë me mallrat nga Serbia të hyjnë edhe armatimet. Ndërkohë, i dërguari gjerman, deklaroi se nuk ka asnjë indikator se është demilitarizuar veriu edhe përkundër kësaj bllokade dhe se në këtë mënyrë janë duke u dëmtuar vetëm prodhimet e firmave gjermane në Serbi, si dhe për të tejkaluar këtë ngërç ai ka premtuar furnizimin e doganave të Kosovës me pajisje X-Ray, e të cilat do të mundësonin detektimin e armëve në kufi.

Mirëpo, deri sa ky tension po vazhdon madje edhe me përjashtim eventual nga ky format Qeveria e Kosovës ka njoftuar për afrimin e vendit me në nismë tjetër evropiane të tregtisë së lirë. Sipas një komunikate të Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Republika e Kosovës i ka përmbyllur me sukses kapitujt negociues për Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë me Shtetet e EFTA-së: Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Zvicrën. Ky afrim ka ndodhur “pas katër raundeve negociata, të filluara në vitin 2022”. Komunikata në fjalë ndër të tjera pohon se kjo është një arritje e jashtëzakonshme për vendin, duke hapur kështu rrugën për zhvillim ekonomik dhe mundësi të reja për ndërmarrjet, industritë dhe qytetarët nga të dyja palët” Dhe po ashtu, “se Kosova është i vetmi shtet nga vendet e rajonit, që negocion tregtinë e shërbimeve me vendet e EFTA-së”.

Në këtë mënyrë, Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti, pasi nuk ia doli që ta jetësojë propozimin e shndërrimit të CEFTA-së në SEFTA, atëherë largimin e eventual nga e para do të tentojë ta arsyetojë dhe justifikojë me avancimin drejt EFTA-së. Sa do të jetë efikas në aspektin ekonomik ky kompensim mbetet të shihet. Por të paktën në aspektin politik pushteti do ta mund ta kapitalizojë këtë gjë, duke e shfrytëzuar edhe këtë rast për të dëshmuar se si politikat parimore ndaj Serbisë, nuk janë pengesë për afrim me vende të mirëfillta demokratike evropiane./tvarbëria/

spot_img

Të fundit

BE detyron Gjermaninë e Turqinë të zgjidhin konfliktin për statusin e ‘doner kebap’

Ankaraja kërkon që ushqimit të vjetër turk të ngjashëm...

Punëtoret teknike të Kuvendit thonë se jetesa me 270 euro është e vështirë

Punëtoret teknike të Kuvendit thonë se jetesa me 270...

Gjuha ruse do të mësohet në shkollat fillore dhe të mesme të Kumanovës, Dimitrievski takohet me ambasadorin rus

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski ka njoftuar...

Këshilli i Etikës rekomandon degradimin e Enver Hasanit, Hasani e quan “vepër e huliganëve Puka e Morina”

Profesori Enver Hasani e ka quajtur veprim të “huliganëve...

BE detyron Gjermaninë e Turqinë të zgjidhin konfliktin për statusin e ‘doner kebap’

Ankaraja kërkon që ushqimit të vjetër turk të ngjashëm me sufllaqen greke, t’i jepet ‘status i mbrojtur’ por Berlini thotë se kjo mund të...

Punëtoret teknike të Kuvendit thonë se jetesa me 270 euro është e vështirë

Punëtoret teknike të Kuvendit thonë se jetesa me 270 euro është e vështirë Ka dhjetë ditë që punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës po mbajnë...

Gjuha ruse do të mësohet në shkollat fillore dhe të mesme të Kumanovës, Dimitrievski takohet me ambasadorin rus

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski ka njoftuar se ka realizuar takim me ambasadorin e Rusisë në Maqedoninë e Veriut, Segrej Aleksandroviç Bazdnikin. “Në...