Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arrestohet i dyshuari për tentim vrasje në Ferizaj pas një konflikti për pronë

Arrestohet i dyshuari për tentim vrasje në Ferizaj pas një konflikti për pronë

Prokuroria Themelore në Ferizaj, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një person të dyshuar me inicialet Sh.K.,në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale “Vrasje në tentativë”.

Sipas njoftimit, i dyshuari i është ndaluar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje lidhur me një konflikt pronësor në fshatin Dubravë, ka sulmuar fizikisht me thikë të dëmtuarin Z.M. duke e goditur disa herë në pjesë vitale të trupit.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të njëjtit do të ndërmarr veprimet e mëtejme ligjore.