Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Gjetja e mbi 1 ton drogë në Pejë – Arrestohet një i dyshuar, disa të tjerë në arrati

Gjetja e mbi 1 ton drogë në Pejë – Arrestohet një i dyshuar, disa të tjerë në arrati

Një person është arrestuar lidhur me aksionin masiv antidrogë në Pejë, ku u sekuestrua mbi një ton drogë me vlerë rreth 5 milionë euro.

Aksioni, i cili konsiderohet si një nga më të mëdhenjtë që nga paslufta, është ende në zhvillim, ndërsa siç raporton ekipi në terren i TV Dukagjinit, disa persona të tjerë të dyshuar janë ende në arrati.

Zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se aksioni po vazhdon dhe priten zhvillime të tjera në ditët në vijim.