Kampet elektorale përpiqen të mobilizojnë votuesit e pavendosur në shtetin Xhorxhia

Xhorxhia është një ndër shtatë shtetet e pavendosura që...

MPB merr në shfrytëzim objektet paralele serbe në veri, aty do të vendosen tri ministri

Pas një mbledhje të jashtëzakonshme të kryesisë së Kuvendit...

Si po shkon mbarëvajtja e mësimit tërëditor në Prishtinë?

Kanë kaluar një muaj që nga fillimi i mbajtjes...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Haliti: Gjendjen që e kemi sot e ka sjell politika e kopështit të qeverisë Kurti

Extra AL PVC

Kanë kaluar që katër vite që Kosova nuk ka arritur ta sigurojë asnjë njohje ndërkombëtare. E fundit në këtë drejtim ishte ajo e Izraelit me rastin e Marrëveshjes së Uashingtonit. Në një mënyre gjatë këtij harku kohor, Kosova është gjendur një status quo, sa i përket aspektit dimensionit ndërkombëtar të shtetësisë. Duke shtuar edhe faktin se është bllokuar edhe zbatimi i Marrëveshjes bazike të Brukselit dhe aneksi i Ohrit, që po ashtu konsiderohet si kusht i agjendës integruese euro-atlantike.

Lidhur me këtë çështje deputeti i PDK-së Xhavit Haliti, në një prononcim për TV Arbëria tha se përgjegjësitë kryesore bien, mbi institucionet e Kosovës, ato janë gabime dhe papërgjegjësi të Qeverisë dhe Kryeministrit të Kosovë.

Sipas tij, arsyeja kryesore është papjekuria politike, ndërrimi i kursit politik, nga stafeta e marrur për bashkëpunim nga qeveritë e kaluara.

“Përgjegjësitë kryesore bien, mbi institucionet e Kosovës, ato janë gabime dhe papërgjegjësi të Qeverisë dhe Kryeministrit të Kosovës. Arsyeja kryesore është papjekuria politike, ndërrimi i kursit politik, nga stafeta e marrur për bashkëpunim nga qeveritë e kaluara, mosbashkëpunimi me përendimorët në kuptimin pozitiv dhe të sinqertë, për të gjithë hapat e arritur së bashku”, tha Haliti.

Ai për kryeministrin Kurti thekson së po deklaron që Kosova është shteti më demokratik në Evropë por unë s kam dëgjuar deri sot që përendimi i ka vënë sanksione shteteve demokratike.

“Por ajo që është kryesorja, ne nuk duhet të pretendojmë të ndërtojmë shtet militarist por një shtet ndër më paqësorët në rajon. Albini po thot që është shteti më demokratik në Evropë, por unë s kam dëgjuar deri sot që përendimi i ka vënë sanksione shteteve demokratike.”

Haliti vlerëson se Kosova nuk ka diplomaci me influencë as me kompetencë të theksuar në qarqet ndërkombëtare, derisa shton duke thënë se qeveria dhe pushteti aktual ka vetëm një përgjegjës i cili ka rënë nën influencën e qarqeve kundërshtuese të pavarësisë së Kosovës.

“Ky stagnim është përgjegjësi e qeverisë së Kosovës, e cila akoma se ka kuptuar se si funksionon bota e shekullit njëzet e një. Kosova s’ka diplomaci me influencë as me kompetencë të theksuar në qarqet ndërkombëtare. Fuqia e diplomacisë së Kosovës është vetëm në Kosovë, e jo në ambasada apo në ministri të veçanta. Qeveria e Kosovës s’mund t’i caktoj detyra përendimorëve, as NATO – s por duhet të filloj zbatimin e detyrimeve që kemi për ta finalizuar pavarësinë e Kosovës. Qeveria dhe pushteti aktual ka vetëm një përgjegjës i cili ka rënë nën influencen e qarqeve kundërshtuese të pavarësisë së Kosovës. Përgjegjësi është Kryeministri i cili me veprimet e veta, e ka nxierrë trenin nga binarët që isht nisur Kosova pas shpalljes së pavarësisë”, potencon ai.

Haliti bën apel që ugjentisht duhet të fillojmë zbatimin e detyrave të shtëpisë, sado të vështira të jenë ato.

Tutje, ai thotë se veprimet që do ndërmerrte Qeveria në politikën e jashtme duhet të burojnë nga Uashingtoni, Brukseli, Londra e Tirana. E kuptoj që s’është e lehtë të ndryshohet kursi i tanishëm politik (për shkak të betejës elektorale) por lidershipi i fortë duhet të ketë guximin të integrohet në politikbërjen, që i hapë perspektivën Kosovës e Rajonit

Urgjentisht duhet të fillojmë zbatimin e detyrave të shtëpisë, sado të vështira të jenë ato. Të qenit sot lider nuk dmth. Të mbajsh fjalime, për konsum të brendshëm, por të ruash miqësinë dhe ta forcosh atë me vendet përendimore, me fqinjët të bisedosh për arritjen e ç’tensionimit të raporteve ndërmjet vendeve tona, të përpiqesh të bësh politika, që i përkasin shtetit të së drejtes, të liberalizosh ekonominë e tregut, të gjeshë gjuhën e bashkëpunimit me opozitën dhe komunitetet Nacionale, të koncentrohesh në zhvillimin ekonomik, t’i përkushtohesh arsimimit ekselent të gjeneratave, përkujdesjes për shëndetin e popullit etj. Politikat konfliktuoze e zhurma për luftën e mundëshme të ndërpritet. Mendoj që veprimet që do ndërmerrte Qeveria në politikën e jashtme duhet të burojnë nga Uashingtoni, Brukseli, Londra e Tirana. E kuptoj që s’është e lehtë të ndryshohet kursi i tanishëm politik (për shkak të betejës elektorale) por lidershipi i fortë duhet të ketë guximin të integrohet në politikbërjen, që i hapë perspektivën Kosovës e Rajonit”, është shprehur ai.

Sipas tij, lufta e vazhdueshme kundër komunitetit Euro-Atlantik është shumë e gabueshme dhe e papranueshme nga të paktën 90% e popullit të Kosovës, derisa thotë se shumicën e njohjeve i kemi dhuratë nga ata që na ndihmuan të fitojmë lirinë e pavarësinë.

Nërkaq, Haliti vlerëson se gjendjen që e kemi sot e ka sjellë politika e Kopështit të Qeverisë Kurti.

“Lufta e vazhdueshme kundër komunitetit Euro-Atlantik është shumë e gabueshme dhe e papranueshme nga të paktën 90% e popullit të Kosovës. Shumicën e njohjeve i kemi dhuratë nga ata që na ndihmuan të fitojmë lirinë e pavarësinë. Kosova nëse fillon zbatimin e obligimeve që kemi, do na njohin edhe pesë shtetet e BE – s që s’na kan njohur, do pranohet në institucione të ndryshme ndërkombëtare dhe disa nga vendet Evropiane do përdorin influencat e tyre në vendet e Amerikes Latine, të Azisë e Afrikës. Mendoj që gjendjen që sot e kemi e ka sjellë politika e Kopështit të Qeverisë Kurti”, përfundoi Haliti për TV Arbëria.

spot_img

Të fundit

Kampet elektorale përpiqen të mobilizojnë votuesit e pavendosur në shtetin Xhorxhia

Xhorxhia është një ndër shtatë shtetet e pavendosura që...

MPB merr në shfrytëzim objektet paralele serbe në veri, aty do të vendosen tri ministri

Pas një mbledhje të jashtëzakonshme të kryesisë së Kuvendit...

Si po shkon mbarëvajtja e mësimit tërëditor në Prishtinë?

Kanë kaluar një muaj që nga fillimi i mbajtjes...

Kapet mashtruesi i taksive në Gjilan, policia njofton se ai është përfshirë në 16 raste

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjilan,...

Kampet elektorale përpiqen të mobilizojnë votuesit e pavendosur në shtetin Xhorxhia

Xhorxhia është një ndër shtatë shtetet e pavendosura që mendohet se do të përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve amerikane të këtij viti dhe të dyja...

MPB merr në shfrytëzim objektet paralele serbe në veri, aty do të vendosen tri ministri

Pas një mbledhje të jashtëzakonshme të kryesisë së Kuvendit në veri të Mitrovicës, të gjitha objektet komunale të cilat u mbyllën së fundi nga...

Si po shkon mbarëvajtja e mësimit tërëditor në Prishtinë?

Kanë kaluar një muaj që nga fillimi i mbajtjes së mësimit tërëditor në pesë shkolla në Prishtinë. E muaji i parë nuk kaloi edhe...