Agusholli: Vajza e cila u largua nga shkolla do t’a vazhdoj mësimin bashkë me vajzat e tjera me mbulesë

Deputeti i Vetëvendosjes, Gramos Agusholli, përmes një postimi në...

Kallëzim penal për një ish-drejtori të burgut të Strumicës

Sektori për Punë të Brendshme Strumicë parashtroi kallëzim penal...

BDI: Rikthimi i rrahjeve për motive etnike është i papranueshëm dhe absolutisht i dënueshëm

Pas informacioneve zyrtare lidhur me rrahjen e mbrëmshme, respektivisht...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Rikthimi i segregimit ndaj gjuhës shqipe në Maqedoni të Veriut?

Extra AL PVC

 

Shkruan: Afrim Kasolli

Është thënë shpesh se vendet ballkanike prodhojnë më shumë konflikte identitare dhe etnike se sa që janë në gjendje t’i menaxhojnë dhe zgjidhin. Shembull i këtij paradoksi është duke u bërë këto ditë shteti i Maqedonisë së Veriut me politikën e segregimit publik të gjuhës shqipe. Dhe kjo qasje përjashtuese ka filluar të aplikohet në mënyrë tejet tinëzare. Në njërën anë, kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski e ka shpallur moratoriumin për çështjet etnike në këtë shtet, kurse në anën tjetër ka filluar që të hiqet sinjalistika në gjuhën shqipe në disa nga rrugët nacionale të këtij shteti edhe pse ligji mbi gjuhët nuk e lejon këtë abuzim. Këto tabela po largohen kompania JP “Drazvni putevi”, sikur se në rastin autostradës Bllacë-Shkup.

Në këtë mënyrë, partia në pushtet VMRO-DPMNE, po tenton t’i mbajë të mbyllura për adresim publik, me argumentin se duhet të diskutojmë për ekonominë, sundimin e ligjit dhe arsimin e jo çështjet etnike, deri sa është vetë që po toleron në prapaskenë përkeqësimin e tyre.

Ky mentalitet përjashtues ka filluar të aplikohet në masë të madhe që nga përfundimi i zgjedhjeve të fundit parlamentare, kur Hristijan Mickoski, vendosi ta deligjitmojë votën kolektive të shqiptarëve duke e marr si partner qeverisë koalicionin opozitar VLEN, si dhe e duke anashkaluar koalicionin fitues të zgjedhjeve në taborin e shqiptarëve “Fronti Evropian”. Mirëpo, baza e tij qëndron në frymën politike të populizimit nacionalist që VMRO-DPMNE e kishte përdorur që një kohë të gjatë si instrument për ta mobilizuar elektoratin maqedonas kundër partisë së LSDM-së, (Lidhjes Social-Demokrate).

Për aq kohë sa ishte në opozitë VMRO-DPMNE, manipulonte me sentimentet e frikës së qytetarëve maqedonas se identiteti tyre ndodhet në rrezik si nga Bullgaria ashtu edhe nga shqiptarët. Në rastin e parë se nuk do t’i nënshtrohet kërkesës së Sofjes për ndryshime kushtetuese ku edhe etnia bullgare do të shndërrohej në kategori kushtetuese, si dhe nga pushteti i madh që kanë fituar shqiptarët. Mirëpo, problemi është se afirmimi i këtyre dy temave e tjetërson këtë shtet nga agjenda e integrimeve evropiane, pa plotësimin e së cilës Maqedonia e Veriut e ka vështirë edhe të ekzistojë.

Pra ankthi se maqedonasit do ta humbin si pushtetin ashtu edhe identitetin do të mund të shndërrohet në një paranojë kolektive nacionaliste. Atëherë si terapi e vetme mbetet moratoriumi nga proceset reale historike dhe politike integruese si dhe akomodimi në shtratin e skemave anakronike . Gjatë historisë jo pak herë janë shfaqur raste te tilla, ku zhvendosjet demografike, politike dhe sociale kanë prodhuar pakënaqësi (imagjinare ose reale), si dhe tensione politike. Studiuesi i politikës krahasuese Donald Horowitz, ka argumentuar se kur një shumicë e ka ndjenjën se po shndërrohet ne pakicë , atëherë ajo pushtohet nga një ankth politik identitar. Me këtë rast pjesëtarët e saj kaplohen nga frika se po vendosen nën një rrethim dhe nën dominimin e të huajve. Në rastin e maqedonaseve nga shqiptarët dhe bullgarët. Dhe janë këto presione psikologjike që partia në pushtet VMRO-DPMNE ka filluar t’i shpërdorojë si instrument për përfitime të brendshme politike. Po ashtu nuk është i rastësishëm as afrimi i saj gjithnjë me shumë me Serbinë, duke e trajtuar këtë fundit si patron të duhur gjeopolitik për të siguruar satisfaksion për këto frustrime.

Sidoqoftë, një qasje e tillë, po e shtron rrugën për ta mbajtur këtë shtet të bllokuar në vorbullën e interesave anti-perëndimore dhe pa dyshim anti-shqiptare. Sepse në këtë mënyrë, Qeveria aktuale po tenton ta mbaj të bllokuar çështjen e shqiptare në emrin e eufemizmit të moratoriumit, derisa paralelisht ka filluar abrogimin dhe segregimin e te drejtave të fituara për përdorim të gjuhës shqipe. Por në këtë mënyrë vetëm sa është duke e mbjellur farën e një krize edhe më të madhe, fatkeqësisht edhe me bekimin e partnerit të tij qeveritar VLEN./tvarbëria/

spot_img

Të fundit

Agusholli: Vajza e cila u largua nga shkolla do t’a vazhdoj mësimin bashkë me vajzat e tjera me mbulesë

Deputeti i Vetëvendosjes, Gramos Agusholli, përmes një postimi në...

Kallëzim penal për një ish-drejtori të burgut të Strumicës

Sektori për Punë të Brendshme Strumicë parashtroi kallëzim penal...

BDI: Rikthimi i rrahjeve për motive etnike është i papranueshëm dhe absolutisht i dënueshëm

Pas informacioneve zyrtare lidhur me rrahjen e mbrëmshme, respektivisht...

Pacolli nga Nju Jorku: Një përfaqësues i Kosovës i kërkoi një shteti të mos flasin me mua, do ta zbulojë emrin

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe kreu...

Agusholli: Vajza e cila u largua nga shkolla do t’a vazhdoj mësimin bashkë me vajzat e tjera me mbulesë

Deputeti i Vetëvendosjes, Gramos Agusholli, përmes një postimi në rrjetin social facebook, thotë se sot i erdhi fundi padrejtësive ku nga dita e hënë...

Kallëzim penal për një ish-drejtori të burgut të Strumicës

Sektori për Punë të Brendshme Strumicë parashtroi kallëzim penal deri te Prokuroria Publike kundër B.C nga Strumica për shkak të dyshimeve se ka kryer...

BDI: Rikthimi i rrahjeve për motive etnike është i papranueshëm dhe absolutisht i dënueshëm

Pas informacioneve zyrtare lidhur me rrahjen e mbrëmshme, respektivisht sulmin fizik ndaj tre të miturve shqiptarë në Qendër të Shkupit duke përdorur edhe sende...