Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Pesë të lënduar si pasojë e aksidentit të rëndë në Veternik

Pesë të lënduar si pasojë e aksidentit të rëndë në Veternik

Nuk kalon pothuajse asnjë ditë pa u raportuar për aksidente të trafikut, disa prej të cilave përfundojnë me dëme materiale e me të lënduar.

Një aksident i tillë ka ndodhur edhe sot në rrugën Prishtinë – Ferizaj, si pasojë e të cilit kanë mbetur të lënduar pesë persona.

Sipas informacioneve nga Policia, në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ndërkaq në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore për të kryer procedurat e nevojshme.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se personat e lënduar kanë pranuar ndihmë mjekësore.

“Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë- Ferizaj,ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona”, ka thënë mes tjerash ajo për Sinjalin.