Presidenti serb Aleksandar Vuçiq bashkë me delegacionin e tij kanë përfunduar qëndrimin e tyre në SHBA ku ishte pjesëmarrës në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, misioni i Serbisë në OKB organizoi një pritje ku ndër mysafirë ishte zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit për Ballkanin Perëndimor Aleksandar Kasanof, ish-emisari amerikan, Richard Grenell, si dhe presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova.
Siç shkruan Danas, Vuçiq në këtë pritje ka mbajtur një fjalim ku ka prezantuar “sukseset” e Serbisë, duke thënë se ajo “po rritet ekonomikisht shumë shpejt”./Express/