Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > “Ngec” Ligji për Sinjalizimin e korrupsionit, IKD inkurajon qytetarët të kontribuojnë për të mirën e përgjithshme

“Ngec” Ligji për Sinjalizimin e korrupsionit, IKD inkurajon qytetarët të kontribuojnë për të mirën e përgjithshme

Ligji i sinjalizimit në Kosovë ende nuk ka nisur të japë rezultatet e pritura, andaj kërkohet më shumë angazhim ndërinstitucional. Kështu u tha të premten në tryezën e diskutimit të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ky Ligj është i hartuar për të fuqizuar raportimin e korrupsionit ligji nuk është përdorur shumë nga punonjësit për të raportuar keqpërdorimet të cilat ndodhin brenda institucioneve.

Drejtori ekzekutiv në Institutin Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, ka deklaruar se sinjalizimi është mjet i rëndësishëm në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit pasi inkurajon qytetarët të kontribuojnë për të mirën e përgjithshme publike.

Ai ka thënë se zbatimi i këtyre detyrimeve nga ana e ndërmarrjeve publike qendrore është objekti kryesor i këtij hulumtimi.

“Sinjalizimi ka filluar në periudhë të mëvonshme dhe ende jemi duke punuar në atë drejtim. Dhe në këtë tryezë jemi mbledhur për të diskutuar pse është sinjalizimi dhe pse ka filluar si proces që ka për qëllim evitimin e parandalimin e korrupsionit. Sinjalizimi është mjet i rëndësishëm në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit sepse inkurajon qytetarët të kontribuojnë për të mirën e përgjithshme publike duke denoncuar keqpërdorimet që mund të ndodhin në institucionet publike e private, por edhe në shoqëri. Nëpërmjet sinjalizimit, një individ ka mundësinë që të raportoje apo zbuloje informata lidhur me veprimet që ndodhin në vendin e tij të punës, e te cilat cenojnë interesin publik”, ka thënë Kryeziu.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, ka theksuar se ky ligj është jashtëzakonisht i avancuar, por për të adresuar raportimet dhe mbrojtjen e sinjalizuesve, duhet të formohet një ambient më i sigurt dhe relaksues.

“Ajo që na takon neve si institucion që ta perfeksionojmë këtë çështjen e infrastrukturën ligjore që edhe sinjalizuesit të ketë trajtime të korrupsionit. Ligji për mbrojtjen e sinjalizuesve i konsiderojmë që është një ligj i avancuar. Jam i integruar që çdoherë kur flitet thonë që ligji është i mirë në letër por çka po ndodh me të vërtetë. Deri ta bëhen të gjithë këtë pune po tregojmë që ky ligj duhet të përmirësohet në praktike. Ne si Ministri po bëjmë të gjitha mundësitë e adresimeve. Ne duhet të shqyrtojmë mundësitë se ku po mbesim. Drejtorët e ndërmarrjeve publike kanë një autoritet më te veçantë që ua lejon zyrtarëve. Ne duhet ta kuptojmë që mbrojtja ligjore duhet ta krijojë një ambient relaksues për këta zyrtarë për të denoncuar kur diçka nuk shkon mirë, këta duhet me u ndi të sigurt”, ka thënë Qorrolli.