Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Përçarjet në Vetëvendosje, edhe një deputete konfirmon se mund t’i ndajë rrugët me Kurtin

Përçarjet në Vetëvendosje, edhe një deputete konfirmon se mund t’i ndajë rrugët me Kurtin

Rrugën e Haki Abazit, Doarsa Kica-Xhelilit e Fatmir Humollit mund ta ndjekë edhe një tjetër deputete në Vetëvendosje.

Drita Millaku ka konfirmuar se është e pakënaqur me partinë e Kurtit.

Në një prononcim për Indeksonline, Millaku ka lënë të hapur opsionin për largim nga Vetëvendosje.

“Çdo gjë së shpejti do të jetë mediatike. Nuk jam t’u u ngut për vendimin. Pakënaqësi ka pasur dhe ka prej fillimi mes nesh dhe Vetëvendosjes. Të rejat do t’i merni vesh pas pak ditësh”, ka thënë Millaku.