Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kosova renditet e 12-ta në botë për sigurinë e qytetarëve kur ecin vetëm në mbrëmje

Kosova renditet e 12-ta në botë për sigurinë e qytetarëve kur ecin vetëm në mbrëmje

Kosova është renditur në vendin e 12-të për ndjenjën e sigurisë gjatë ecjes vetëm natën, sipas një studimi të Gallup-it për vitin 2023.

87% e qytetarëve të anketuar në Kosovë raportuan se ndihen të sigurt në qytetin e tyre, një tregues pozitiv për nivelin e sigurisë në vend.

Në krahasim me vendet e tjera, Kuvajti kryeson listën me 99% të qytetarëve që ndihen të sigurt, ndërsa Malavia mbyll renditjen me vetëm 40%.

Në këtë listë bashkë me Kosovën janë edhe Kuvajti, Singapori, Norvegjia, Arabia Saudite, Taxhikistani, Sllovenia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Salvadori, Mali I Zi, Islanda, Luksemburgu dhe Zvicra.

Këto statistika tregojnë për një diferencë të madhe në ndjenjën e sigurisë mes vendeve.