Arrestohet i dyshuari për tentim vrasje në Ferizaj pas një konflikti për pronë

Prokuroria Themelore në Ferizaj, me vendim të Prokurorit të...

A po përgatitet Qeveria e Kosovës ta “kompensojë” daljen eventuale nga CEFTA?

Shkruan: Afrim Kasolli Mospajtimet e Albin Kurtit me CEFT-an kanë...

Kapet kontrabanda me pije alkoolike me vlerë 5 mijë euro

Njësia e TASK FORC-ës në zbatim të masave për...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Trupin në Perëndim, mendjen në Lindje!

Extra AL PVC

Nga Agron Hoti

Vetëm kur e prapashliron mirë dhe s’e ke më frikën e Serbisë, pra jeton në liri që as në ëndërr s’e ke parë, ke kohë pastaj ta lartësosh rërën e Lindjes së Mesme përballë SHBA-së që të ka ndihmuar si askush në histori, që të jetosh aq i lirë bile për të të dalë kohë mjerisht edhe për bukëpërmbysje ndaj SHBA-së, duke e mbajtur trupin në Perëndim se po të jep për të ngrënë dhe mendjen pa mendje në rërën e Lindjes së Mesme që s’të jep bash asgjë.

Ju që lypni rërë të Lindjes së Mesme dhe që e doni aq shumë atë, shkoni more atje ndihmoni aleancën ruso-islame që historikisht ka qenë siç vazhdon të jetë antishqiptare, mos urinoni në konakun e Perëndimit që po ju mban me bukë o të krisur e të shitur. Merrni fëmijët dhe shkoni në Lindje të Mesme, sepse edhe atje ka tokë, ujë dhe ajër, edhe atje ka shkolla e armatë nëse vërtetë jeni aq trima.

Veç, me sa kemi parë, ju që po shiteni aq trima për rërën e Lindjes së Mesme, s’bëzanit kur pati thirrur Kosova kushtrimin në 1997-1999, sepse në atë kohë qenë shitur dimitë slim aq në përmasa planetare sa edhe vrima e miut na dukej e madhe për t’u fshehur nga prapafryerja, ndërsa sot e ngrehim gjoksin si të pulës duke e sharë SHBA-në me kafe përpara midis Prishtinës së çliruar, Munihut, Londrës apo Cyrihut. Bile ka asi e ksi që vetë jetojnë si grrofa në Perëndim, ndërsa Kosovës i çojnë selame që të frymojë si rëra e Lindjes së Mesme, deri aty shkon pafytyrësia dhe antikombëtarizmi i dikuj dikujt.

Po ku ishte ore deri dje rëra e Lindjes së Mesme kur na prente e sallatonte Serbia?! A s’qe dashur të çohej tërë Perëndimi në 1999 për të na e prapashliruar nga Serbia?! Ndërsa ne sot shajmë e poshtërojmë SHBA-në dhe lartësojmë rërën e Lindjes së Mesme që është në aleancë të hapur me Rusinë?!

Le të largohen trupat amerikane nga Kosova dhe do ta shihni pastaj se si do të na ri-çlirojë rëra e Lindjes së Mesme! Sigurisht që do të na ri-çlirojë duke na tjetërsuar kombëtarisht siç historikisht ka bërë, dhe edhe sot po synon në toka shqiptare kjo aleancë e rrezikshme ruso-islame me Serbinë si ushtarin e tyre të devotshëm në terren që vazhdon të ushqejë antiamerikanizëm brutal në Kosovë përmes fesë dhe politikës.

Shkoni ju trimat e fb dhe tiktoqes në rërën e Lindjes së Mesme dhe ndihmoni atje shpëtimin e aleancës ruso-islame, ndërsa na lini të qetë neve tucanave që ta shijojmë lindjen e diellit në Perëndim, falë të cilit shqiptaria kurrë më e lirë dhe më e begatë s’ka qenë që prej se ekziston.
27 shtator 2024

A.H.

spot_img

Të fundit

Këshilltari i Orbanit: Hungaria me gjasë s’do t’i rezistonte një pushtimi rus

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, është përfshirë në një skandal...

Arrestohet i dyshuari për tentim vrasje në Ferizaj pas një konflikti për pronë

Prokuroria Themelore në Ferizaj, me vendim të Prokurorit të...

A po përgatitet Qeveria e Kosovës ta “kompensojë” daljen eventuale nga CEFTA?

Shkruan: Afrim Kasolli Mospajtimet e Albin Kurtit me CEFT-an kanë...

Kapet kontrabanda me pije alkoolike me vlerë 5 mijë euro

Njësia e TASK FORC-ës në zbatim të masave për...

Këshilltari i Orbanit: Hungaria me gjasë s’do t’i rezistonte një pushtimi rus

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, është përfshirë në një skandal të brendshëm politik, pasi një prej këshilltarëve të tij më të afërt është përballur me...

Arrestohet i dyshuari për tentim vrasje në Ferizaj pas një konflikti për pronë

Prokuroria Themelore në Ferizaj, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një person të dyshuar me inicialet Sh.K.,në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak...

A po përgatitet Qeveria e Kosovës ta “kompensojë” daljen eventuale nga CEFTA?

Shkruan: Afrim Kasolli Mospajtimet e Albin Kurtit me CEFT-an kanë qenë të kahershme. Që na takimet e para me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuciq në...