Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Serbët pritet të mbajnë protestë në Zubin Potok

Serbët pritet të mbajnë protestë në Zubin Potok

Këtë të premte është paralajmëruar protestë në Zubin Potok nga ana e qytetarëve serbë që jetojnë në veri të vendit.

Kështu ka bërë të ditur për Dukagjinin zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Jemi njoftuar për një protestë në ora 11:00”, ka thënë Elshani.

Ndërsa, sipas Elshanit nuk dihet arsyeja dhe nuk u dhanë detaje shtesë rreth kësaj proteste.

Po ashtu, nuk dihet nëse do të ketë protestë edhe në komunat tjera në veri të Kosovës.