Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Një grua sulmon fizikisht policin në Prishtinë, dërgohet në mbajtje

Një grua sulmon fizikisht policin në Prishtinë, dërgohet në mbajtje

Një grua është arrestuar në Prishtinë, pasi e njëjta dyshohet se ka sulmuar fizikisht një pjesëtar të Policisë së Kosovës.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se e dyshuara nuk ka zbatuar urdhrat e zyrtarit policor gjatë një pike kontrollit të veturave në rrugën ‘Lidhja e Pejës’.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta gjatë një pike kontrollit të veturave, nuk ka zbatuar urdhërata e zyrtarit policor dhe ka sulmua fizikisht zyrtarin”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet për veprën penale ‘Sulm ndaj personit zyrtar’.