A e ndryshoi Banjska politikën e Vuçiqit?

Sulmi i para një viti në Banjskë të Kosovës...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Përfaqësuesit e BE-së: Është ende herët për të bërë deklarata rreth çështjes e mikroshtetit të Urdhrit Bektashi

Extra AL PVC

Lajmi për planet krijimin e një shteti sovran të urdhrit bektashi shiit sufi në Tiranë, të cilat kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i shpalli duke folur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara kanë shkaktuar reagime të ndryshme në radhët e ekspertëve. Rama tha se enklava sovrane, që do t’i ngjasojë Vatikanit, do të jetë një “qendër e re moderimi, tolerance e bashkëjetese të paqtë”.

Ende herët për deklarata
I pyetur për planet për mikroshtetin e Urdhrit Bektashi ambasadori gjerman në Shqipëri, Karl Bergner, tha në një prononcim për Deutsche Welle, se është ende herët për të bërë deklarata lidhur me këtë çështje.

“Ka shumë hapa të brendshëm që duhet të ndiqen përpara se kjo çështje të shtrohet për diskutim në tryezë. Dhe nuk është e dobishme që ta diskutojmë apo ta komentojmë në këto momente. Ne kemi shumë simpati për Urdhrin Bektashi. E kam vizituar disa herë Baba Mondin, por pyetja: nëse shteti është prezantimi i duhur dhe a do ta njohë komuniteti ndërkombëtar atë, është krejtësisht diçka tjetër” – tha për Deutsche Welle-n ambasadori gjerman në Tiranë.

BE: Jo komente në këtë fazë
Edhe Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri nuk preferoi të bëjë komente rreth çështjes. “Nuk kemi komente në këtë fazë. Liria e mendimit, e ndërgjegjes dhe e fesë është e sanksionuar në nenin 10 të Kartës së BE-së për të drejtat themelore. Në përgjithësi BE-ja mbështet tolerancën dhe dialogun ndërfetar. BE-ja nuk ka kompetencë për të rregulluar çështjet fetare” – u tha në reagimin për mediat.

I themeluar gjatë shekullit të trembëdhjetë në Perandorinë Osmane, Urdhri Bektashi e zhvendosi qendrën e tij në Tiranë që prej vitit 1929.

Qeveria shqiptare planifikon të ndërtojë në sipërfaqen prej 27 hektarësh, mikro-shtetin e quajtur “Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi”, i cili do të ketë kufijtë, administratën dhe pasaportat e tij.

spot_img

Të fundit

Shtatë gjërat që s’ndryshojnë te meshkujt

Sa kohë keni shpenzuar duke u përpjekur për ta...

Ç’të bëni kur ai shikon femrat e tjera?

Femrat janë të krijuara që meshkujt t’i shikojnë dhe...

Si ta përdorni lëkurën e mollës për kujdesin e fytyrës?

Të gjithë e dinë se një mollë në ditë...

Frutat që duhet t’i konsumoni për të humbur peshë

Për të humbur peshë ne dimë se ekzistojnë faktorë,...

Shtatë gjërat që s’ndryshojnë te meshkujt

Sa kohë keni shpenzuar duke u përpjekur për ta bindur atë, por pa sukses! Thjesht, burrat janë qenie të komplikuara dhe çfarë trashëgojnë në...

Ç’të bëni kur ai shikon femrat e tjera?

Femrat janë të krijuara që meshkujt t’i shikojnë dhe të kënaqen duke i shikuar, thotë këshilltari për lidhje Barry Van Rensburg. Çfarëdo bukuroshe të mbajë...

Si ta përdorni lëkurën e mollës për kujdesin e fytyrës?

Të gjithë e dinë se një mollë në ditë e mban mjekun larg, por a e dini se lëkura e këtij fruti është gjithashtu...