Fëmijët e të burgosurve, humbësit më të mëdhenj të burgut danez në Kosovë

Ministri i Drejtësisë i Danimarkës, Peter Hummelgaard, ka udhëtuar...

A e ndryshoi Banjska politikën e Vuçiqit?

Sulmi i para një viti në Banjskë të Kosovës...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Nëndetësja e re bërthamore e Kinës fundoset gjatë ndërtimit

Extra AL PVC

Pamjet satelitore kanë treguar se nëndetësja më e re bërthamore sulmuese e Kinës është fundosur gjatë ndërtimit, tha të enjten një zyrtar amerikan i Mbrojtjes.

Për Kinën, fundosja e nëndetëses së parë të klasës Zhou paraqet dështim, pasi Pekini është duke bërë përpjekje ta ndërtojë marinën më të madhe në botë. Pekini ka shfaqur vetëbesim të madh në pretendimet e tij për ta pasur vetëm nën kontrollin e vet tërë Detin e Kinës Jugore, i cili është kyç për tregtinë ndërkombëtare.

Ndërkohë, Kina përballet me mosmarrëveshje të kamotshme territoriale me vende të tjera në rajon, duke përfshirë Brunein, Malajzinë, Filipinet, Tajvanin dhe Vietnamin.

Shtetet e Bashkuara synojnë t’i forcojnë lidhjet me aleatët e tyre në rajon dhe lundrojnë rregullisht në ato ujëra në operacione që ata thonë se ruajnë lirinë e lundrimit për anijet atje, duke e zemëruar kështu Pekinin.

Kjo nëndetëse me gjasë u fundos mes muajve maj dhe qershor, kur pamjet satelitore shfaqen vinça të cilët do të ishin të nevojshëm për ta nxjerrë atë nga fundi i lumit, tha zyrtari amerikan, i cili foli në kushte anonimiteti.

Kina është duke e ndërtuar flotën e vet detare me shpejtësi të madhe. SHBA-ja e vlerëson ngritjen e Kinës si shqetësimin më të madh për sigurinë e saj në të ardhmen.

Ambasada kineze në Uashington tha të enjten se nuk ishte “në dijeni me situatën” dhe se nuk ka informata për të ofruar.

Zyrtari amerikan tha se nuk ishte “befasi” që marina kineze do ta mbajë të fshehtë këtë dështim.

Lajmi për fundosjen e nëndetëses vjen në një javë kur lëshoi si rrallëherë një rakete balistike ndërkontinentale në ujërat ndërkombëtare në Oqeanin Paqësor.

Ekspertët thonë se ky ishte testi i parë që Pekini e ka kryer prej vitit 1980./VOA

spot_img

Të fundit

Fëmijët e të burgosurve, humbësit më të mëdhenj të burgut danez në Kosovë

Ministri i Drejtësisë i Danimarkës, Peter Hummelgaard, ka udhëtuar...

Shtatë gjërat që s’ndryshojnë te meshkujt

Sa kohë keni shpenzuar duke u përpjekur për ta...

Ç’të bëni kur ai shikon femrat e tjera?

Femrat janë të krijuara që meshkujt t’i shikojnë dhe...

Fëmijët e të burgosurve, humbësit më të mëdhenj të burgut danez në Kosovë

Ministri i Drejtësisë i Danimarkës, Peter Hummelgaard, ka udhëtuar në Kosovë për të parë rindërtimin e burgut që qeveria daneze ka marrë me qira. 300...

Gratë të jashtëzakonshme edhe në biznes – Panairi i zhvilluar për to në Prishtinë, i organizuar nga Unioni i Bizneseve dhe CDF

  Pos në fusha të tjera, gratë kosovare nuk duket që mbeten shumë prapa as në fushën e biznesit. Në një panair që po mbahet në...

Shtatë gjërat që s’ndryshojnë te meshkujt

Sa kohë keni shpenzuar duke u përpjekur për ta bindur atë, por pa sukses! Thjesht, burrat janë qenie të komplikuara dhe çfarë trashëgojnë në...