Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Hamza: Për Kosovën të gjithë me u bo bashkë nuk jemi boll, Serbia e Vuçiqi janë problemi

Hamza: Për Kosovën të gjithë me u bo bashkë nuk jemi boll, Serbia e Vuçiqi janë problemi

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza , ka thënë se në tema nacionale, partitë politike, qytetarët e Kosovës, duhet të jenë unikë.

Ai ka thënë se përball e kemi një shtet armik të Kosovës. “Për interesin nacional të gjithë me u bë bashkë nuk jemi boll, sepse përball e kemi Serbinë, e kemi Beogradin dhe Vuciqin”, ka thënë ai në “Debat Plus”

Hamza ka theksuar se ai do të merr pjesë në dialog dhe synimi më strategjik i Kosovës duhet të jetë antërsimi i Kosovës në NATO. Ky anëtarësim sipas tij Kosovën ia siguron në praktikë të gjitha ato tema, për të cilat në vjetet e fundit ka pasur vetëm deklarata populiste.