Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, foli teksa zbarkoi në Nju Jork të enjten për të marrë pjesë në mbledhjen e asamblesë së përgjithshme të OKB-së.
Netanyahu u tha gazetarëve se Izraeli po godet Hezbollahun “me forcë të plotë” dhe nuk do të ndalet derisa të arrihen qëllimet e tij, sipas Associated Press.
“Politika e Izraelit është e qartë. Ne po vazhdojmë të godasim Hezbollahun me forcë të plotë. Dhe ne nuk do të ndalemi derisa t’i arrijmë të gjitha qëllimet tona, ndër to kthimin e sigurt të banorëve të veriut në shtëpitë e tyre”, tha ai.