Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Vetaksident në Shkabaj, lëndohet shoferi i kamionit

Vetaksident në Shkabaj, lëndohet shoferi i kamionit

Në mëngjes një vetaksident trafiku ka ndodhur në Shkabaj.

Rastin për TV Arbëria e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ajo ka thënë se shoferi i kamionit ka pësuar lëndime dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Policia ka nisur hetimet lidhur me rrethanat e këtij vetaksidenti.

“Rreth orës 08:30, është pranuar informata për një vetaksident trafiku rrugor të ndodhur në daljen e autostradës në fshatin Shkabaj. Deri më tani bëhet e ditur se në këtë vetaksident është përfshirë një kamion dhe për pasojë vozitësi i kamionit është lënduar dhe ka kërkuar ndihmën mjekësore. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij vetaksidenti. Rreth orës 15:30, rruga është liruar plotësisht për qarkullim”, tha Ahmeti.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rreth orës 08:30,  është pranuar informata për një vetaksident trafiku rrugor të ndodhur në daljen e autostradës në fshatin Shkabaj. Deri më tani bëhet e ditur se në këtë vetaksident është përfshirë një kamion dhe për pasojë vozitësi i kamionit është lënduar dhe ka kërkuar ndihmën mjekësore. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij vetaksidenti. Rreth orës 15:30, rruga është liruar plotësisht për qarkullim.