Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Deklaratat e Muratit mbi pakon mbështetëse të qeverisë për qytetarët / Kadriaj e vlerëson si strategji për militantët

Deklaratat e Muratit mbi pakon mbështetëse të qeverisë për qytetarët / Kadriaj e vlerëson si strategji për militantët

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka përmendur masat e marra nga Qeveria e Kosovës për të përballuar rritjen e kostos së jetesës dhe inflacionin global.

Sipas tij, këto masa përbëjnë pakon më të madhe mbështetëse në rajon, një fakt i konfirmuar nga institucionet financiare ndërkombëtare.

Po ashtu, Murati përmendi disa nga masat kyçe, duke përfshirë subvencionimin e faturave të energjisë për mbi 200 mijë familje, rritjen e pagës minimale në 350 euro, subvencionimin e bujqësisë, mbështetjen për pensionistët, studentët dhe fëmijët, si dhe miratimin e Ligjit të Pagave në sektorin publik.

Njohësi i ekonomisë Mustafë Kadriaj, thotë se deklarimet e ministrit Murati nuk qëndrojnë.

Në një prononcim për TV Arbëria, Kadriaj tregon shkaqet se pse nuk qëndrojnë deklarimet e ministrit Murati janë për faktin se importi i lartë dhe pagat e ulëta në rajon kanë ndikuar që jeta e qytetarit të vështirësohet çdo ditë, teksa shtoi se tashmë shportën e konsumit qytetari e ka më të varfër.

“Deklarimi i ministrit Murati nuk qëndron për faktin që importi i lartë dhe pagat më të ulëta në rajon kanë ndikuar që jeta e qytetarit të vështirësohet çdo ditë pra, tani kur flasim qytetari e ka më të varfër shportën e konsumit”, është shprehur ai.

Më tej, Kadriaj konstaton se deklarime të tilla janë vetëm për militantët që i përfaqëson.

“Një deklarim i tillë është pranueshëm vetëm për mentalitetin militant të subjektit që e përfaqëson, por tek ekonomistët dhe tek qytetarët pa ngarkesa politke nuk kalon”, tha Kadriaj.

Sipas tij, një deklaratë e tillë vjen para fushatës pasiqë tashmë data e zgjedhjeve dihet, derisa i njëjti shton se qeveria Kurti e ministri Murati po tentojnë që të manipulojnë realitetin e vështirë social që po kalon populli.

“Pra, një deklarim i tillë është një parafushatë duke e ditur që tanimë dihet data e zgjedhjeve dhe tanimë këto deklarime qeveria dhe ministri Murati po tentojnë që të manipulojnn realitetin e vështirë social që po kalon populli”, tha Kadriaj për TV Arbëria.

Megjithatë, lidhur me këtë çështje ka reguar nëpërmjet profilit të tij në Facebook, teksa ka shkruar se: Këto vjet i bëra e nuk të kam ditë që jam duke ngrënë sekret shtetor.

Tutje, ai ka thënë se më interesantja që votuesit kanë votuar në pyetjen se si i thonë pasulit në vendin e tyre, shumica dërmuese janë përgjigjur duke votuar si sekret shtetor.

“Më interesantja që votuesit kanë votu në pyetjen se si i thonë pasulit në vendin tyre shumica dërmuese janë përgjigjur duke votuar si sekret shtetor.”

Postimi i tij i plotë:

Këto vjet i bana e nuk të kam ditë që jam to hangër sekret shtetor.

Edhe me interesantja që votuesit kanë votu në pyetjen se si i thonë pasulit në vendin tyre shumica dërmuese janë përgjigjur duke votuar si sekret shtetor.

Nashta ku po do njeri kanë përparu njerzia.

Kismet tash e tutje do të flasim kështu sonte kemi sekret shtetror për darkë ose kur shkojna në gjelltore po du një sekret shtetror me sallatë.

Shala: Pakoja mbështetëse e qeverisë për qytetarët ka shkuar në mafian energjetike

 

Powered by WordPress